Gossip

Neymar: I kam pasur flokët si Ronaldo në vitin 2002

Legjenda braziliane, Ronaldo, i ka frymëzuar gjenerata të tëra të futbollistëve, ndërsa Neymar është njëri prej tyre.

Për më shumë, ai kishte vendosur ta kopjojë ikonën e Brazilit me stilin e flokëve të Kampionatit Botëror të vitit 2002.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Real Madridit e kishte udhëhequr ekipin e Selecaos drejt titullit të pestë botëror në Korenë të Jugut dhe Japoni, duke e ngritur veten në listën e futbollistëve më të mirë në histori.

Përveç magjisë në fushë, sulmuesi kishte bërë edhe një prerje interesante të flokëve duke i rruar të gjitha, pos në pjesën e përparme.

Duke kujtuar fëmijërinë e tij, sulmuesi i Paris Saint-Germainit ka thënë se e kishte përcjellë gjtihë Kampionatin Botëror të vitit 2002.

Natyrisht se idhulli i tij, sikur i të gjithë brazilianëve, ishte fenomeni Ronaldo.

 “E kam shikuar gjithë turneun. Dhe më kujtohet gjithçka. Stili i flokëve të Ronaldos ishte i mirë. I kam prerë edhe unë ashtu”, ka treguar Neymar.

Mirëpo, ai ka thënë se fatkeqësisht nuk kishte një fotografi me atë prerje të flokëve, porse beson se nëna e tij e ka.

“Asokohe të gjithë dukeshim si Ronaldo”, ka shtuar sulmuesi brazilian.

Related posts

Mayweather sfidon Kobe Bryant në basketboll, fituesi merr 1 milionë dollarë

Delo.autor

ÇIFTI PERFEKT/ Angela Robusti, “goli” i fundit e shoqëron kudo Pippo Inzaghin (FOTO)

Isa.Autor

KAPEN MAT DUKE U PUTHUR/ Aktori i njohur i dashuruar me gazetaren sportive seksi, kaluan 5 ditë pasionante në hotel (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment