Futboll Premier League

Guardiola e thotë përsëri: Skuadër favorite është ajo ku luan Messi

Pep Guardiola nuk beson se Manchester City i tij është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Manchester City është duke thyer rekord pas rekordi në Angli, ku nga 20 ndeshje i ka fituar 19 dhe ka marrë vetëm një barazim.

Prej këtyre fitoreve, 18 janë rresht, duke u bërë kështu skuadra me më së shumti fitore radhazi në histori të Premier League.

Por, pavarësisht paraqitjeve të mira dhe këtij suksesi, trajneri Pep Guardiola nuk beson se janë favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve.

Kjo pasi ai mendon se favorit është Barcelona për shkak të Leo Messit.

“Për cilën skuadër luan Messi? Ata janë favoritë”, u shpreh Guardiola kur u pyet nëse City është favorit në Evropë.

Related posts

TURPI S’KA FUND PËR MANCHESTER UNITED/ Ndëshkohet nga lojtari që kërkoi gjithë verën (VIDEO)

Delo.autor

NUK MJAFTON VETËM KARTONI I KUQ/ Ofendoi arbitrin, mbrojtësi i Realit të Madridit e pëson me…

Delo.autor

PA MBROJTËS DHE SULMUES/ Barcelona nuk i bëri llogaritë në merkato. “Katalanasit” dështuan, në janar…

Delo.autor

Leave a Comment