Futboll Seria A

Nga Cutrone tek Locatelli, produktet ‘bio’ të Milanit që kanë vendosur ndeshjet e mëdha

Akademia e Milanit prej vitesh ka qenë në ‘gjumë letargjik’, duke mos patur atë produktivitetin e viteve ‘2000, ku prodhoshin talente si Paloschi e Aubameyang. Vitet e fundit duke se me rënien e skuadrës së parë, ka filluar ngritja tek Primaverat, ku vit pas viti Milani po nxjerr në dritë emra të rinj në futbollin Italian.

Vitin e kaluar 2 zbulimet e kuqezinjve ishin padyshim Donnarumma dhe Locatelli, të dy të ardhur nga Primavera.

Donnarumma i dha shkëndijat e para në ‘Doha’ të Katarit gjatë ndeshjes me Real Madrid, ku priti penalltinë e Toni Kroos. Më pas do të vinin paraqitjet fenomenale në Serie A, duke bërë që të gjitha skuadrat e mëdha europiane të çmendeshin pas djaloshit të Milanit duke ofruar shuma marramendëse për shërbimet e tij.

Ndërsa Locatelli pati një rritje të ngadaltë, e cila kulmoi me golin ndaj Juventusit në 22 Tetor 2016. Fillesat e tij Locatelli do t’i kishte me golin e shënuar jashtë zone ndaj Sassuolos, në atë ndeshje të çmendur e cila përfundoi 4-3 në favor të Milanit. Ndërsa goli ndaj Juventusit do të ishte tepër special për kuqezinjtë, dhe tepër ‘therës’ në kampin bardhezi, pasi jo shpeshherë kemi parë që Buffon të mposhtet nga një djalosh 18 vjeçar.

Një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe këtë sezon, ku talenti i zbuluar është Patrick Crutone. Paraqitjet e tij fantastike në Europa League dhe Serie A nuk kanë mundur të mos bien në sytë e tifozëve të cilët e kanë quajtuar ‘Nuovo Inzaghi’, për shkak të nuhatjes së golit dhe lëvizjeve tipike të Pippos në zonë.

Patrick Cutrone do të ngjitej në qiellin e 7-të mbrëmjen e djeshme me golin e shënuar në Derbin ndaj Interit, duke kualifikuar skuadrën e tij në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

https://www.youtube.com/watch?v=ceXKYkJ_GyA

Blerjet e Milanit vit pas viti nuk kanë qenë aq të suksesshme në raport me pritshmëritë, duke bërë që ndeshjet të vendosen nga prodhimi ‘bio’ i Milanit. /AlpeNews.al/

 

Related posts

HEDH “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Juventusi shënjestron portierin që debuton në Premier, ja emri i bujshëm

Delo.autor

Ndeshje e çmendur, Teuta barazon mes drithërimash Kamzën

Sadik.Autor

ÇIFTI PERFEKT/ Wanda Nara ekzaltohet nga GOLAT E ICARDIT jo vetëm në SHTRAT (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment