Futboll Seria A Sport

RRËFEHET WANDA NARA/ Ja çfarë ndodhi: Isha ulur në krah të Marotta, e takova…

E pranishme si zakonisht në emisionin e Mediaset “Tiki Taka”, Wanda Nara, bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e Mauro Icardi, ka folur për ndeshjen e Inter, të mërkurën në Champions League kundër PSV Eindhoven: “Do të udhëtoj për në Holandë për të parë ndeshjen. Kemi një entuziazëm shumë të rëndësishëm, mbi të gjitha të jesh në Champions është diçka e madhe për të gjithë klubin. Inter të emocionon si ekip. Marotta? E takova rastësisht gjatë ceremonisë ku Mauro do të merrte çmimin e golashënuesit më të mirë në Serie A. E përshëndeta dhe më pas ndryshova vendin me djalin tim, ai nuk lëvizi, u ul mes meje dhe fëmijës.”

“Specialistja” shtoi: “Unë mendoj se Lautaro dhe Icardi mund të luajnë sëbashku edhe pse janë të dy numra 9. Mauro është i lumtur që nuk është më i vetmi që mund të çojë topin në rrjetë. Mes Inter dhe Juventus unë do të zgjedh gjithmonë Inter sepse Juventus fiton, por nuk të jep kurrë emocionet që të jep Interi.”

Related posts

Alisson vendos pë të ardhmen, në fund të sezonit nënshkruan me këtë klub

Sadik.Autor

Alban Bushi i lumtur/ Kemi fituar 5-6 lojtarë për të ardhmen e kombëtares “kuqezi”

Sadik.Autor

KUPA E AFRIKËS/ Asnjë gol në 3 ndeshje, super sfida Kamerun-Ganë nuk prodhon fitues

Delo.autor

Leave a Comment