Gossip

Nike “zbulon” transferimin e Coutinhos në Barcelonë, ja postimi që bën

Kompania e veshmbathjeve, Nike gabimisht e ka konfirmuar se Philippe Coutinho do të nënshkruajë për Barcelonën.

Nike dhe Rakuten kanë shpërndarë një reklamë për shitjen e fanellave, ku Philippe Coutinho është lojtar i Barcelonës.

Katalonasit gjatë verës së kaluar tentuan transferimin e brazilianit, por drejtuesit e Liverpoolit rezistuan.

Afati kalimtar hapet me një 1 janar, por Nike e ka konfirmuar se bisedimet kanë shkuar shumë më shumë se sa ishte paraparë.

“Aty ku ndodh magjia. Coutinho është tashmë i përgatitur të impresionojë në Camp Nou. Merreni fanellën e Barcelonës 2017/18 me emrin e magjikut. Personalizojnei gratis deri me 6 janar”, shkruhet në faqen e Nike.

Ky njoftim u lëshua në 34 gjuhë dhe mundësi për të qenë faqja e hakuar është e vogël.

Ky postim qëndroi vetëm për disa minuta dhe më pas u fshi, por shumë njerëz ia kishin bërë screenshot.

Related posts

PËRFLITET PËR NJË LIDHJE TË FSHEHTË/ Futbollisti i Kombëtares “ngacmon” Nevina Shtyllën (FOTO)

Delo.autor

TË TRE TË INFEKTUAR NGA KORONAVIRUSI/ Habit e fejuara e Dybala: Jam sërish pozitive, nuk e di ç’po ndodh

Delo.autor

Siguruan titullin, yjet e Manchesterit relaksohen në plazh (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment