Futboll Gossip Sport

E DETYROJNË TË VENDOSË MASKËN/ Momenti kur Cristiano Ronaldos “i tërhiqet veshi” (VIDEO)

Në shumë vende ajo është bërë e detyrueshme, teksa vende të tjera janë ndërgjegjësuar në domosdoshmërinë e saj.

Duke qenë se është një zakon i ri në jetën tonë, na ndodh shpesh që të harrojmë të vendosim masakat dhe mes nesh qenka edhe Cristiano Ronaldo.

Mbrëmjen e djeshme Portugalia u përball me Kroacinë në Ligën e Kombeve, por për shkak të një dëmtimi në këmbë, ylli potugez nuk mund të ishte pjesë e formacionit.

Megjithatë, ai e ndoqi ndeshjen nga stolat e tifozëve, duke i dhënë zemër skuadrës, por harroi të vendoste maskën.

E detyruar prej protokollit të sigurisë, njëra prej pjesëtarëve të stafit i ka kërkuar atij që të vendosë maskën, kërkesë kjo e pranuar menjëherë prej tij.

Kamerat kanë fiksuar këtë moment që po bën xhiron e rrjetit.

Related posts

LA LIGA/ Valencia blen përfundimisht Kondogbianë

Sadik.Autor

PROFIL/ Kush ishte kapiteni Davide Astori që humbi jetën nga një atak kardiak; Familja dhe karriera

Q.Autor

VARSHAVA I PËRULET MUÇIT/ “Dopieta” e tij tërbon Emery dhe heroin e Argjentinës. Më i miri në fushë, e vlerëson edhe UEFA

F.autor

Leave a Comment