Premier League

Nuk e do Mourinho. Klubi gjerman hidhet në sulm për Mkhitaryan

Nga një ndër lojtarët më të rëndësishëm dhe më në formë në fillim të sezonit, Henrikh Mkhitaryan tani po qëndron më shumë në stol.

Jose Mourinho nuk po i beson aspak armenit, për shkak të disa paraqitjeve jo të mira, që për portugezin ‘ai gjithmonë duhet të japë më të mirën në fushë’.

Mkhitaryan në një situatë të tillë u gjend edhe vitin e parë, por më pas i tregoi Mourinhos se po gaboi me trajtimin që i bëri, ashtu siç po gabon edhe tani sipas shumë analistëve në Angli.

Sido që të jetë, këtë situatë të krijuar mes Henrikh Mkhitaryan dhe Jose Mourinhos, dëshiron ta shfrytëzojë Borussia Dortmund, që është e gatshme ta rikthejë lojtarin në Bundesligë.

Një lëvizje e tillë është shumë e mundshme, pasi vetë Jose Mourinho nuk e ka mohuar se mund të ketë largime gjatë merkatos së janarit.

Related posts

SUKSES I GARANTUAR/ Klopp: Liverpool mund të vendosë rekorde me këta lojtarë…

Isa.Autor

Van Dijk OPTIMIST/ Liverpool mund të pretendojë çdo trofe këtë sezon

Isa.Autor

PROBLEMET SI NDALEN TOTTENHAM/ Ylli i mesfushës larg fushave deri më 2019

Isa.Autor

Leave a Comment