Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Tottenham ul çmimin e shitjes për Eriksen, “Los Blancos” befasohet nga vlera

Kryesia e Tottenham ka kontaktuar homologët e Realit në lidhje me transferimin e Christian Eriksen.

“Spurs” janë treguar të gatshëm të shesin 27-vjeçarin gjatë merkatos së verës për të mos rrezikuar që “xhevahiri” danez të largohet sezonin e ardhshëm me parametra zero.

Tottenham në fillim ka kërkuar nga Reali 100 milionë euro për kartonin e Eriksen, ndërsa tani raportohet se ata janë të gatshëm ta shesin danezin vetëm për 70 milionë euro.

Sipas mediave iberike “Mbretërit” kanë mbetur të surprizuar nga kjo ulje e çmimit por gjithçka vjen si pasojë e konkurrencës me Paul Pogban i cili është kandidat potencial për tu transferuar në “Bernabeu”.

Vetë lojtari e ka pranuar se do të ishte një ëndërr të luante për Realin e Madridit.

Related posts

HUAZIM PA TË DREJTË BLERJE/ Ja detajet e marrëveshjes Inter-Alexis Sanchez

Delo.autor

JUVENTUS E LA TË LIRË/ Mbrojtësi kalon te kundërshtarët e Serie A…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Juventus-Bayer Leverkusen. Rezultati 2-0

Delo.autor

Leave a Comment