Futboll La Liga

Nuk ka pësuar asnjë humbje në kampionat, Mallorca i bashkohet gjigandëve si Barcelona dhe Man City

Mallorca është e privilegjuar që është një ndër pak ekipet pa humbje deri më tani këtë sezon, ashtu si Barça e Manchester City.

Nëse flasim vetëm për ligat më të mëdha Evropiane, Barcelona dhe Manchester City – janë dy skuadrat e vetme pa humbje në sezonin 2017/18, raporton Marca.

Pas 17 xhirove në La Liga, Barcelona regjistron dy barazime dhe 15 fitore, triumfi i fundit ishte të shtunën në Santiago Bernabeu 3:0 ndaj Real Madridit.

Barça gjendet në pozitën e parë me 45 pikë, nëntë më shumë se Atletico Madridi e 14 më shumë se Reali.

Pas 17 xhirove, katalunasit kanë realizuar 45 gola, teksa kanë pranuar vetëm shtatë, mbrojtja më e fortë në La Liga, cka edhe ka bërë që të vazhdojë ecurinë pozitive pa humbje.

Në anën tjetër, Manchester City po thyen rekord pas rekordi në Premierligë. Fitorja kundër Bournemouthit prej 4:0 ishte e 17 me radhë, rekord historik në Angli.

City i Pep Guardiolas gjendet në pozitën e parë me 55 pikë, 13 më shumë se përcjellësi më i afërt, Manchester United.

City pas 19 xhirove, regjistron 19 fitore dhe vetëm një barazim, duke realizuar 60 gola e pranuar vetëm 12.

Por, nëse flasim për gjitha ligat – atëherë në mesin e skuadrave të pa mposhtura hynë edhe Mallorca nga Segunda B në Spanjë.

Pas 19 xhirove, Mallorca regjistron 12 fitore dhe shtatë barazime, teksa ka shënuar 29 gola dhe pranuar vetëm tetë. /Gazeta Express/

Related posts

SKËNDERBEU-TEUTA/ Penallti për durrsakët, Bregu mposht portierin Dajsinani nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

PRAPASKENAT E DHUNËS/ Delegati Millan Baçi: Na prenë në besë! Mjaftonte një fishkëllimë e Qarrit, por ai…

Delo.autor

ÇFARË SPEKTAKLI/ Real Madrid – Atletiko Madrid, rindizet super-ndeshja (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment