Futboll Kombëtarja

Panucci: Cikalleshi dhe Xhaka janë lojtarë të rëndësishëm, por në Kombëtare ka disa rregulla

“Në Kombëtare ka disa rregulla, nuk mund të vishë kur të duash”, kështu ka thënë Panucci në një intervistë për Super Sport.

“Mister 2020”, kjo është nofka e Christian Panuccit, i cili e ka për detyrë ta dërgojë Shqipërinë në Evropian.

Trajneri italian është rrëfyer përballë gazetarit, Alban Xhihani në Super Sport.

Ai ka prekur shumë tema gjatë kohës së shkurtër me Kuqezinjtë dhe një ndër to ishte edhe ajo që ndodhi me Cikalleshin e Xhakën, që i la jashtë Kombëtares që në fillim.

Në ditën e parë të grumbullimit, latë Xhakën dhe Cikalleshin jashtë, por koha tregoi se ju nuk kishit asgjë personale me këta futbollitë. Çfarë është disiplina për ju dhe a keni një grup të disiplinuar?

Po, gjeta një grup me djem shumë seriozë. Por kishte gjëra për t’u sistemuar. Besoj se kanë të bëjnë me jetën e përditshme. Janë oraret, respekti. Kur një lojtar vjen në kombëtare, duhet të kuptojë që përfaqëson kombin e tij. Kombëtarja është diçka shumë e rëndësishme. Tentova të bëj normalitetin e gjërave që kam jetuar vetë. Oraret. Një lojtar s’mund të vijë me një ditë vonesë për arsyet e tij personale. Cikalleshi është lojtar i rëndësishëm, gjithashtu dhe Xhaka, por ka disa rregulla. Pa rregullat, nuk shkojmë askund. Nuk arrihet asnjë rezultat.

Related posts

Mbappe shkruan emrin me “gërma të arta” dhe dërgon Perunë në “shtëpi” (VIDEO)

Isa.Autor

Strakosha i pathyeshëm, Lazio ngjitet në renditjen e Serie A (REZULTATET)

Q.Autor

VIDEO/ Milan i frikshëm në minutat e para, kalon në avantazh ndaj Chievos

Q.Autor

Leave a Comment