Futboll Premier League

Paraqitja e mirë ndaj Liverpoolit ia siguron kontratën e re yllit të Arsenalit

Kontrata e Jack Wilshere me Arsenalin do të skadojë në fund të këtij sezoni, por Arsene Wenger ka sugjeruar se bisedimet për kontratë të re janë duke ecur shumë mirë.

Karriera e 23-vjeçarit është goditur rëndë nga lëndimet në vitet e fundit, megjithatë këtë sezon ai nuk ka pasur probleme me lëndime dhe ka qëndruar mirë fizikisht duke mahnitur me formën në javët e fundit, transmeton Express.

Jack mahniti në veçanti në rikthimin i jashtëzakonshëm të Arsenalit ndaj Liverpoolit, pas të cilës ndeshje Wengeri sugjeroi kontrata e re për anglezin është rrugës.

Një numër skuadrash të Premierligës janë të interesuara për të.

I pyetur nëse Wilshere do të nënshkruajë kontratë të re, Wenger dha një përgjigje të mistershme.

“Patëm katër lojtarë të akademisë në ndeshje kundër Liverpoolit. Maitland-Niles, Bellerin, Iwobi dhe Wilshere. Dhe natyrisht duam t’i mbajmë ata”, tha Wenger.

Related posts

ZBULON “THEMBRËN E AKILIT” TË EKIPIT/ Sarri: Ajo që kërkoj është mbështetje për…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Çmenduria e djaloshit australian, vë bast 3000 dollarë për Kroacinë (VIDEO)

Isa.Autor

HUMBJA ME PËRMBYSJE NDAJ MANCHESTER CITY-T/ Pochettino: Diferencën e bëri barazimi kundër Leipzig

Delo.autor

Leave a Comment