Futboll Ligue 1

Pastore më në fund e pranon publikisht: Më pëlqen Interi

Javier Pastore mund të rikthehet së shpejti në kampionatin italian Serie A.

Mesfushori argjentinas nuk është duke luajtur rregullisht tek gjiganti francez Paris Saint Germain.

Kësisoj ai ka paralajmëruar largimin pasi dëshiron të luaj sa më shumë për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’.

28-vjeçari ka pranuar publikisht se i pëlqen Interi dhe se menaxheri i tij ka pasur kontakte me klubin zi kaltër.

“Menaxheri im ka pasur disa kontakte me Interin por ende nuk ka një marrëveshje me ta”.

“Mua më pëlqen Interi dhe nëse largohem nga Parisi atëherë dëshira ime është të rikthehem në Serie A”, ka deklaruar Pastore.

Te Interi argjentinasi do të bashkohej me Walter Sabatinin, njeriu që e solli atë në Evropë.

“Sabatini më solli në Palermo dhe që nga ajo kohë kemi kontakte të vazhdueshme. E kam shok, por ende asgjë nuk është vendosur”.

“Stoli nuk më pëlqen por së fundmi kam luajtur më shumë. Më duhet ta bindi trajnerin se meritoj fanellën e titullarit. Të shohim se çfarë do të ndodh”, ka përfunduar Pastore.

Related posts

ARSENAL-WEST HAM/ “Topçinjtë” synojnë fitoren e dytë në Premier, starton Xhaka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U THA SE NUK DO TË THËRRITET ASNJËHERË TEK KOMBËTARJA/ Benzema i kthehet presidentit: Vendimet i marr unë, më lër të luaj për…

Delo.autor

“DJAJTË E KUQ” NUK NDALET/ Shënon golin e katërt Lingard (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment