International

Pirlo kthehet nga pensionimi, luan në Peru?

Andrea Pirlo mund ta luajë edhe një ndeshje më shumë në karrierën e tij, pasi Universitario de Deportes në Peru ka konfirmuar se i ka bërë ofertë legjendës italiane.
Mesfushori magjik i vari këpucët në moshën 38-vjeçare muajin e kaluar në fund të kontratës me New York City Fc, transmeton Express.

Megjithatë, Pirlo mund ta luajë edhe një ndeshje të fundit në Amerikën Jugore.

Universitario de Deportes njoftoi se i ka porpozuar pirlos të luajë në ‘Noche Cream’ – një ngjarje speciale e janarit gjatë të cilës ata e prezantojnë skuadrën dhe fanellat e sezonit të ri.

“Një kompani ka bërë ofertë përmes të cilës dëshiron ta sjellë Pirlon në Noche Crema, por asgjë nuk është finalizuar ende”, ka thënë zëdhënësi i skuadrës nga Peru, Carlos Moreno për Exitosa Deportes.

Related posts

(FOT) Aubameyang kapet “mat” duke bërë gati “valixhet”, pritet nisja drejt Londrës

Q.Autor

(VIDEO) Shihni festimin më të “çmendur” të golit në histori

Q.Autor

Dzeko drejt Anglisë? Roma i gjen zëvëndësuesin ende pa e transferuar

Q.Autor

Leave a Comment