International

Real-Gremio, në Abu Dhabi luhet finalja e Botërorit

Real Madrid do të kërkojë të mbrojë titullin e kampionit të botës në finalen që do të zhvillojë të shtunën pasdite në orën 18:00 kundër Gremio-s në Abu Dhabi. “Los Blancos” kanë vuajtur në për të siguruar një vend në finalen e madhe dhe u është dashur një gol i realizuar nëntë minuta para fundit të ndeshjes së fituar 2-1 ndaj Al Jazira-n në gjysmëfinale.

Gjithsesi, ai takim është dominuar nga lojtarët e Zidane, të cilët kanë goditur 25 herë portën dhe kanë fituar 19 goditje nga këndi. Megjithatë, ka qenë Al Jazira që ka kaluar në avantazh para fundit të pjesës së parë, me madrilenët që kanë barazuar me pak pas fillimit të pjesës së dytë me të përhershmin Cristiano Ronaldo.

Benzema ka shpërdoruar shumë raste, por zëvendësuesi i tij, Bale, i ka dhuruar fitoren spanjollëve në minutën e 81-të. Të shtunën, kampionët në fuqi do të ndeshen me kampionët e Kupës Libertadores, Gremio, të cilët kanë pasur gjithashtu vështirësi në gjysmëfinalen e luajtur kundër Pachuca-s. Ka qenë një ndeshje që nuk ka patur shumë raste dhe që është vendosur nga një gol i Everton në pjesën e parë të shtesës. Kjo do të jetë finalja e parë e Gremio-s në Botërorin për Klube.

Shifra dhe Fakte
– Kjo do të jetë ndeshja e parë mes Real Madrid dhe Gremio.
– Në rast të një fitoreje, Real Madrid do të barazojë rekordin e Barcelona-s, që e ka fituar 3 herë këtë kompeticion.
– Real ka fituar dy finalet e mëparshme, në 2014-ën dhe 2016-ën.
– Nëntë nga 13 finalet e këtij kompeticioni janë luajtur mes ekipeve europiane dhe amerikanojugore: 6 fitore për europianët, 3 për amerikanojugorët.

https://youtu.be/qjY6ifqagqg

Related posts

Trajneri i Al Jaziras zbulon planin: Ja si do e ndalim Realin

Q.Autor

U dënua me 9 vite burg, nuk do ta besoni skuadrën e re të Robinhos

Q.Autor

Alves: Buffon është një marsian, por ai është Pele i portierëve

Q.Autor

Leave a Comment