Futboll

Pochettino drejt PSG, kandidati kryesor për të zëvendësuar Emery

Mauricio Pochettino është kandidati kryesor për të drejtuar skuadrën e PSG-së sezonin e ardhshëm. Në Francë konfirmojnë se trajneri Unai Emery do të largohet në fund të këtij sezoni dhe trajneri argjentinas është mes kandidatëve për të qenë pasuesi i tij, ndoshta i pari në listë.

Klubi parizien po kërkon një trajner me profil të lartë për të marrë drejtimin e skuadrës dhe pronarët duket se i besojnë Pochettino, që duket se ka si konkurrent kryesor Luis Enrique.

Në Paris besojnë se trajneri argjentins do të arrijë të transformojë skuadrën e PSG-së në një ekip triumfues në Europë, ashtu siç ka vepruar me Tottenham, një ekip që prej vitesh dominon në Premier League.

Pochettino është një personazh i dashur te skuadra e Paris Saint Germain, pasi dikur ka luajtur për këtë ekip, ndaj dhe tifozët e njohin mirë. Trajneri argjentinas e ka transformuar skuadrën e Tottenham në një ekip triumfues, gjithnjë pretendent për titull në Premier.

Related posts

E pranon Spalletti: Jemi në një moment shumë të ndjeshëm

Q.Autor

ME NDRIÇIM LED, ASHENSORË DHE EKRAN 100 METRA KATRORË/ Arena Kombëtare si asnjë stadium tjetër në Shqipëri

Delo.autor

Formacionet zyrtare/ Befasi në të dyja formacionet, Iniesta dhe ylli i Rusisë në stol

Sadik.Autor

Leave a Comment