Futboll Ligue 1

Zbardhet lista e PSG-së, 7 trajnerë për të zëvendësuar Emery në verë

Unai Emery mund t’i japë fund karrierës së tij te PSG në verën që vjen, ose edhe më parë, përveç nëse kryen një sukses të madh në Ligën e Kampionëve. As fitimi i Ligue 1 nuk mund ta shpëtojë atë dhe klubi parizien tashmë ka një listë prej gjashtë zëvendësuesish të mundshëm. Trajneri që më shumë e josh Al-Khelaifin është Simeone, por situata me të duket e komplikuar dhe ka gjasa që Luis Enrique të fitojë mbi të gjithë.

Simeone
PSG ka një dobësi për argjentinasin dhe beson se trajneri aktual i Atlético Madrid është personi ideal për t’u përballur me një projekt afatgjatë, të mbështetur nga puna. Por “Cholo” nuk duket se do ta lërë punën në “Wanda Metropolitan”, akoma. Dhe ai gjithmonë ka thënë se do të dëshironte të stërviste në Itali dhe veçanërisht Interin.

Luis Enrique
Spanjolli ka qenë pa ekip që nga vera e kaluar, kur vendosi të largohet nga Barcelona. Disa media franceze dhe angleze bëjnë me dije se Al-Khelaifi ka lëvizur tashmë, disa javë më pare, dhe mund të ketë rënë dakord që Luis Enrique dhe PSG “të fluturojnë” së bashku pas poshtërimit 6-1 të fundit në Champions.

Mourinho
Është padyshim një alternativë tjetër për t’u vlerësuar. Al-Khelaifi dhe portugezi kanë mbajtur një marrëdhënie të mirë për vite me radhë dhe trajneri i Manchester United nuk e ka fshehur kurrë dashurinë që ndjen për Parisin. “Nuk do të jem gjithë jetën time te Manchester United,” – paralajmëroi ai pak kohë më parë. Përveç kësaj, Manchester United nuk ka një sezon të mirë në Premier League (13 pikë mbas Manchester City), ndaj gjigandët parizienë mund të jenë “stacioni” i radhës për “Special one”.

Conte
Italiani duket se i ka muajt të numëruar te Chelsea. Kampioni aktual i Premier League nuk po iu përgjigjet pritshmërive, pavarësisht disbursimit të bërë këtë verë me Alvaro Morata. Rezultatet e këqija (16 pikë larg Manchester City) dhe komunikimi i dobët me një pjesë të lojtarëve japin të dhëna për largimin e tij të mundshëm. PSG është në gatishmëri, por Conte duket se mendon vetëm për ekipin kombëtar italian, i cili gjendet pa trajner qëkur Ventura nuk arriti të kualifikohej për Kupën e Botës në Rusi.

Vila Boas
Ai nuk është një trajner i rangut të lartë, megjithëse në “palmaresin” e tij ka një “Europa League” të fituar me Porton në vitin 2011. Në sajë të këtij trofeu ai u bë trajneri më i ri që fiton një Kupë Europiane. Ishte 33 vjeç. Ai pastaj vendosi të fillojë ëndrrën kineze me SIPG Shanghai, por një ofertë nga PSG mund ta kthejë në futbollin europian.

Pochettino
Në krye të Tottenham është duke shkëlqyer nga rezultatet dhe nga futbolli. Ndeshja në “White Hart Lane”, kundër Real Madridit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve e shpërfaqi figurën e tij në të gjithë Europën, deri në pikën e “ringjalljes” për stolin e “Los Blancos” në të ardhmen. Antero Henrique e vuri në dukje emrin e tij në listë, edhe pse Al-Khelaifi ende dyshon për përvojën e tij në Europë.

Ancelotti
Një tjetër opsion është kthimi i Ancelottit. Ky është opsioni i fundit i klubit parizien, por italiani ka përvojë të mjaftueshme për të arritur sukses dhe siguron një akordim të mirë me një dhomë zhveshjesh disi të tmerrshme, pas ardhjes së Neymar. Ancelotti është personi ideal për të trajtuar egot e yjeve të PSG.

Related posts

BËM BABA TË TË NGJAJ/ Ronaldo Jr FITON trofeun e parë me JUVENTUSIN (VIDEO)

Isa.Autor

REAL MADRIDI “PAZAR” NË SERIE A/ Ancelotti zgjedh një qendërmbrojtës

F.autor

ZBULOHET STRATEGJIA E BUJSHME/ Laporta sjell yllin e Bayern Munich dhe një administrator tek Barcelona

Delo.autor

Leave a Comment