Futboll Premier League

Pochettino i magjepsur nga Kane: Kush është më i mirë se ai?

Mauricio Pochettino nuk beson se ka një sulmues më të mirë se Harry Kane pas shpërthimit të sulmuesit gjatë fitores 5-2 ndaj Southampton.

Kane ishte spektakolar me një tjetër tripletë në Wembley, duke u bërë lojtari i parë që shënon dy tripleta radhazi në Premier League, ndërsa kjo ishte tripleta e gjashtë e Kane gjatë këtij viti kalendarik.

Megjithëse Poch heziton ta fusë Kane në të njëjtën kategori me Messi dhe Ronaldo, për të nuk ka një sulmues më të mirë se 24-vjeçari i Spurs.

“Për mua ai është një lojtar i klasit botëror,” shprehet Pochettino për gazetarët.

“Patjetër që Messi dhe Cristiano janë ndryshe, me karakteristika të ndryshme dhe luajnë në pozicion tjetër.

“Mendoj se sot është sulmuesi më i mirë në botë, në qendër të sulmit kush është më i mirë se ai?

“Mendoj se është një nga më të mirët pasi është e vështirë ta quash më të mirin, por sot ai i tregoi të gjithëve se kush është.”

Related posts

AHMETAJ nxjerr “blof” klubet shqiptare, zbulon pagat formale: Alban Hoxha 100 mijë lekë, Ze MARIA…

Isa.Autor

PAS NJË KROSIMI NGA JORDI ALBA/ Suarez ndëshkon Espanyol dhe rihap sfidën (VIDEO)

Delo.autor

U MPOSHTËN ME “MANITA” NË DERBI/ Por fajin e gjen te gjykimi, Partizani shfryn

Delo.autor

Leave a Comment