Bundesliga Futboll Sport

ANALIZA/ Nagelsmann mundi Hertha Berlin me karremin “Lewandowski”

Bajerni i Mynihut nuk e diskutoi fitoren në ndeshjen e luajtur të dielën ndaj Hertës së Berlinit. Trupa e Nagelsmanit zhvilloi një nga ndeshjet më të mira të sezonit, dhe sidomos të fazës së dytë.

Trajneri 34-vjeçar futi në kurth berlinezët, të cilët u fokusuan vetëm te mbulimi i Levandovskit duke harruar që Bajerni ka në skuadër lojtarë të tjerë që dinë të shënojnë.

1.STRATEGJI SULMUESE – Bajerni operoi me tre mbrojtës duke zhvendosur Kimishin pak më prapa. Praktikisht, skuadra e Nagelsmanit luajti me 3-1-5- 1 në fazën sulmuese.

Në disa momente gjatë ndeshjes, Kimish u zëvendësua nga Toliso që bënte dubluesin, kjo i dha mundësi Komanit dhe Gnabrit të kishin më shumë hapsira në sulm. Myle dhe Sane operuan në zona të ngushta.

2.HERTA MENDOI TË MBROHEJ – Herta kishte pak shanse për të dominuar bavarezët dhe këtë e dinin të gjithë. Me një rreshtim 5-4-1, skuadra bardheblu mendoi të mbyllte hapësirat në mbrojtje për të rezistuar sa më shumë minuta.

Por, kjo dështoi pasi bavarezët jo vetëm që shënuan shpejt, por dhe dyfishuan rezultatin duke prishur planet e vendësve.

3.PRESING MBYTËS – Bajerni mori një formë tjetër teksa bënte presing. 3-2-3-2 me Kimishin dhe Tolison që luanin si shkatërues. Përpara Komanin, Leva dhe Gnabri mbyllën të gjitha vrimat në fushë duke mos lënë kundërshtarin të dilte në lojën e tij edhe pse kjo ndodhte shumë rrallë.

4.TË RRJEDHSHËM – Ishte një Bajern që luante rrjedhshëm, një skuadër me vizion dhe me ide të qarta për atë çfarë donte të bënte në fushën e lojës.

Fitorja e Borusias një ditë para ishte një motiv më shumë për të mos lënë asnjë pikë në kryeqytet. Në fakt, kampionët nuk falën askënd duke shfrytëzuar të gjithë centimetrat e fushës dhe duke bërë që rezultati të mos diskutohej fare.

5.KURTHI ME LEVËN – Kur kundërshtar ke një si Robert Levandovski, sigurisht që mundohesh me të gjitha mënyrat për ta ndalur atë.

Herta mendoi më shumë se ç’duhej për polakun duke harruar që në skuadrën bavareze të gjithë mund të shënojnë. Kimish ndërroi rolet me Mylerin duke bërë asistmenin.

Myler u ndërrua me Levën duke marrë përsipër të gjithë golat, ashtu si dhe Toliso që erdhi nga hiçi. Shumë pak kishin menduar se francezi do të shënonte, e bëri këtë gjë dy herë edhe pse në fillim u ndal nga VAR-i.

Strategjia e Nagelsmanit për të përdorur Levën si karrem rezultoi gjeniale.

Bajerni goditi pas shpine Hertën me forcat e dyta në sulm. Koman-Gnabri dhe Myler finalizuan me sukses duke përmbushur detyrat që i kishte caktuar trajneri.

Beteja e Berlinit u fitua me zgjuarsinë e një gjenerali lufte, duke bërë që titulli i 10-të radhazi të afrohet dhe më shumë në Mynih.

Related posts

BARCELONA-SEVILLA/ Sevilla reagon ndaj “katalanasve”, shënon Arana

Delo.autor

RONALDO NË TELASHE/ Përveçse mund të jetë infektuar me Covid-19, duhet të përballet edhe me ligjin

Delo.autor

E ZBULON VETË/ Ish-trajneri i Brazilit dhe Realit del me koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment