Futboll Seria A

Polemikat ndaj arbitrave, Tare: Duhet të jemi të bashkuar

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka kërkuar që të harrohen vendimet kontroverse të gjyqtarit kryesore në humbjen e Lazios ndaj Torinos të hënën mbrëma dhe të ecet përpara.

Lazianët u tërbuan nga vendimet e gjyqtarit në humbjen ndaj Torinos, duke thënë se Piero Giancomelli e ka përjashtuar nga loja Ciro Immobilen pa të drejtë pasi e kishte konsultuar VAR-in (Video Assistant Referee), si dhe ua kishte mohuar një penallti për prekje të topit me dorë, transmeton Express.

Mandej ka pasur sugjerime se Lazio mund të tërhiqet nga Seria A në shenj proteste, por duke folur për Daiosei, Tare i ka ulur tensionet.

“Ajo që vlen tani është ta marrim vetën dhe jam i bindur se kjo skuadër mund t’ia dalë”, ka thënë Tare.

“Të fillojmë përsëri, gjithë të bashkuar. Të hënën mbrëma, në zhveshtore parë sa të zhgënjyer ishin lojtarët tanë dhe madje një kampion si Nani më pyeti se ka mundësi të ndodhë kjo”, ka shtuar Tare.

Related posts

“PLESHTI” ME CR7 NË NJË EKIP? Ja plani i çmendur i David Beckham për klubin e tij

Delo.autor

“MË VJEN KEQ TË SHIKOJ…”/ Lapo shpreh keqardhje për Inter-in, shpërthejnë tifozët

Delo.autor

Debutim ëndrrash për “Ninjan”/ INTERI fiton derbin me INZAGHIN (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment