Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

SADIKU NUK ZHGËNJEN TEK MALAGA/ Sulmuesi i Kombëtares gjen rrugën e rrjetës në kampionat (VIDEO)

Armando Sadiku nuk zhgënjen. Sulmuesi i Shqipërisë është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme duke realizuar në minutën e 27-ë.

‘’Sardelet’’ fituan një goditje këndi dhe Sadiku përfiton nga rrëmuja në zonë dhe gabimi i mbrojtësve kundërshtarë që nuk arritën të spastronin topin dhe godet fort nga afër.

bandicam 2019-12-06 21-40-22-770

Kuqeziu gjen golin e pestë në kampionat pas 14 ndeshjesh në divizionin e dytë të futbollit spanjoll. Shqiptari bën sërish heroin për skuadrën e tij teksa ditën e djeshme trajneri i tij Viktor Sançez del Amo, i cili u ankua se kishte vetëm një sulmues në ekip Sadikun dhe i bëri thirrje klubit për të kryer sa më shpejt përforcimet në merkaton e dimrit.

Related posts

Tri të dhëna, 101 gola dhe 3 objektiva… Ky Paulo Dybala është i frikshëm

Q.Autor

SEMINARE SPECIALE NGA UEFA/ Ja kush është gjyqtari shqiptar i përzgjedhur për teknologjinë VAR

Delo.autor

Juventus, Allegri shijon fitoren më të vështirë

Sadik.Autor

Leave a Comment