Premier League

Premier League/ Guardiola flet për herë të parë për incidentin në Oldd Trafford

Pep Guardiola ka folur për herë të parë për incidentin në zhveshtore të Old Traffordit, pas fitores 1:2 ndaj Manchester Unitedit.

Lojtarët e Cityit kishin festuar fitoren në derbi ndaj Unitedit dhe kjo kishte shkaktuar pakënaqësi në palën kundërshtare dhe në fund kishte përfunduar me një kaos.

Trajneri Pep Guardiola e pranon se kishte incident, por thotë se ata kanë qenë korrekt, pasi kanë festuar në zhveshtore, ashtu sikurse edhe në ndeshjet tjera të rëndësishme.

“Festim i ekzagjeruar? Definitivisht jo, më besoni, ishte njësoj sikurse në ndeshjen ndaj Southampotonit. Ne ishim të gëzuar, ishte derbi dhe kur Unitedi fiton, e festojnë edhe ata, kur Arsenal fiton e festojnë edhe ata”, tha Guardiola gjatë konferencës për media.

“Sjellja e lojtarëve? Sjellja jonë ishte korrekte, ne kërcyem, sepse ishim të lumtur. Njerëzit duhet ta kuptojnë se ishim të lumtur dhe mendoj se të gjitha skuadrat në botë kur e fitojnë një derbi janë të lumtura. Kur ne fituam me Bayernin ishim të lumtur, ne festuam po ashtu edhe me Barcelonën”.

 

Related posts

Befasohet Chelsea, Tottenhami përmbysë rezultatin

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ SOUTHAMPTON/ Solskjaer i thur elozhe yjeve të ekipit dhe paralajmëron PSG

Delo.autor

MANCHESTER UNITED NË KRIZË/ Fati i Solskjaer është në dorën e Ancelotti-t

Delo.autor

Leave a Comment