Futboll Premier League Sport

CONTE FITON GJYQIN ME CHELSEA/ Ja shuma që duhet ta dëmshpërblejë presidenti i klubit

Në pritje të një skuadre tjetër për të vijuar karrierën, Antonio Conte ka arritur të fitojë edhe betejën e tij gjyqësore me Chelsean, pasi kishte paditur londinezët për shkarkimin në verën e kaluar.

Sipas vendimit të Gjykatës, klubi i Abramovich duhet të dëmshpërblejë teknikun italian me një shumë prej 9 milionë stërlinash, ose rreth 10 milionë euro, për shkarkimin e parakohshëm.

Kujtojmë që Conte drejtoi Chelsean për dy sezone, gjatë viteve 2016-2018, teksa arriti të fitojë Premier Leaguen në vitin e parë dhe FA Cup në të dytin, ndërsa verën e kaluar u shkarkua për t’i lënë vendin Maurizio Sarrit.

Tashmë ish-trajneri i Juventusit dhe Italisë, pritet të ulet në stolin e Interit, teksa sipas mediave italiane, marrëveshja është arritur dhe pritet të zyrtarizohet gjithçka menjëherë pasi të përfundojë kampionati italian.

Related posts

SUPER LEAGUE/ Trajneri Solskjaer del kundër pronarëve të Manchester United

Delo.autor

BUNDESLIGA NË HORIZONT/ Mesfushori i Kombëtares rinovon edhe një vit me…

F.autor

KAPSOLLA DHE FISHEKZJARRE/ Si u kërcënua me ndërprerje ndeshja Vllaznia-Shiroki Brijeg

Delo.autor

Leave a Comment