Futboll

PSG u kthehet fitoreve, fiton bindshëm ndaj Lille

Paris Saint-Germain e ka gjetur përsëri rrugën e fitoreve duke e mposhtur skuadrën e Lille në shtëpi të shtunën pasdite, një javë pasi u trondit nga Strasburgu.

PSG, që javën e kaluar pësoi humbjen e parë këtë sezon nga Strasburg me rezultat 2-1, fitoi në “Parc des Princes” me rezultat 3-1 të shtunën në kuadër të javës së 17-të të Ligë 1 të Francës, transmeton Express.

Argjentinasit Di Maria dhe Pastore shënuan në minutat 28-të dhe 49-të për 2-0, para se mysafirët të shënonin golin e vetëm në ndeshje në minutën e 86-të përmes El-Ghaziit.

Kur u duk se minutat e fundit të ndeshjes do të ishin të gjatë për vendasit, Mbappe shënoi një gol fantastik për t’ua prerë këmbët mysafirëve dhe siguruar kështu fitoren e PSG-së.

Kjo fitore e çon skuadrën parisienë në kuotën e 44 pikëve në vendin e parë në tabelë, 12 më shumë se Lyon që është në vendin e dytë me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ndërkohë, Lille mbetet vetëm një pozitë larg zonës që dërgon një ligë më poshtë, në vendin e 17 me 18 pikë.

Related posts

BOMBASTIKE dhe NUDO/ Holly Peers, muza e Manchester City për dëmtimin e De Bruyne

Isa.Autor

Shtutgarti në ndjekje të Esat Malës së Partizanit

Sadik.Autor

E FUNDIT/ COVID-19 prek FIFA-n, presidenti Infantino rezulton pozitiv

Delo.autor

Leave a Comment