Futboll Seria A

Refuzimi i bilancit financiar, ja çfarë sanksionesh rrezikon Milani nga UEFA

Refuzimi i pritshëm nga ana e UEFA-s për marrëveshjen që do të qetësonte aspektet financiare të Milanit nuk hap gjithsesi skenarë apokaliptikë për klubin e futbollit italian. Nuk rrezikohen përjashtime nga kupat kontinentale, por do të shkojë gjithçka drejt një marrëveshjeje që më parë e kanë pranuar edhe ekipe të tjera të Apenineve si Inter dhe Roma.

Në muajin shkurt ose mars do të ketë një tjetër kontroll të UEFA-s në llogaritë financiare të Milanit, mbi asetet e aksioneve dhe pozicionin e klubit kundrejt borxheve.

Parashikohet që kuqezinjtë të vuajnë sanksione ekonomike, limitime të listës së futbollistëve për kompeticionet europiane dhe sigurisht, një ekuilibër mes blerjeve dhe shitjeve, gjithçka nën emrin e Fair Play Financiar.

Në 3 vitet e fundit Milan ka humbur 255 milionë Euro, përveç shpenzimeve të tjera që UEFA nuk i fut në shportën e Fair Play Financiar.

Nëse kuqezinjtë nuk do të arrijnë të përmbushin as kushtet për limitimin e humbjeve, do të ketë heqje të pikëve dhe s’kualifikim nga turnetë. Por askush nuk mendon se UEFA do të arrijë deri këtu.

Pritet gjithashtu që qeveria e futbollit evropian të ndikojë në limitin e pagave. Superkontratat e portierit Donaruma dhe mbrojtësit Leonardo Bonuci, janë ato që ndikojnë më tepër në bilancin e përgjithshëm të ekipit milanez.

Related posts

PO SHKËLQEN TEK BYLIS/ Talenti Ruçi: Synoj Shpresat, vitin tjetër luajmë në elitë

Delo.autor

Stuttgart dhe Werder fitore mbijetese, Rashica ulet në stol

Q.Autor

Reali mund ta mposhtë Barcelonën dhe ta fitojë La Ligën! Ja se si!

Sadik.Autor

Leave a Comment