Futboll Seria A

(FOTO) Rezultatet e ndeshjeve të Serie A, ‘luftë’ e fortë në krye të tabelës

Gjithçka e lehtë për Juventusin e Massimiliano Allegrit në “Dall Ara”. Përballë Bolognas, Higuain me shokë triumfuan pastër 0-3.

Edhe në një ndeshje kur El Pipita nuk arrin ta gjejë rrugën e rrjetës dhe Paulo Dybala e nis ndeshjen nga stoli, Juventusi i ka mundësitë për të mposhtur me lehtësi një skuadër të vështirë si ajo e drejtuar nga Donadoni.

Vetëm në 20 minutat e para Bologna bëri disi rezistencë sepse më pas ndeshja u dominua nga kampionët e Italisë që falë këtij suksesi parakaluan Interin në renditje duke u ngjitur në vendin e dytë vetëm një pikë pas Napolit kryesues.

Takimin e zhbllokoi Miralem Pjanic në minutën e 27-të me një gol nga ata të tijtë. Fantastik ekzekutimi i mesfushorit boshnjak nga goditja standarte.

Në të 36-tën një tjetër futbollist ballkanas, kroati Mario Mandzukic ia bëri më të thjeshta gjërat Juves me golin e 0-2. Fitoren e torinezëve e vulosi francezi Matuidi me një tjetër gol në minutën e 63-të.

Në ndeshjet e tjera spikat barazimi pa gola i Fiorentinës brenda në “Artemio Franchi” përballë Genoas, ndërkohë që Sampdoria bëri harakiri pasi u mposht në shtëpi 0-1 nga Sassuolo që pas penalltisë së humbur nga Politano iu fal golit të Matrit në të 90-tën për të marrë fitoren e 2-të radhazi me Iachinin në stol.

Mori fitoren e parë ish-portieri legjendar i Interit Walter Zenga në krye të Crotones me kalabrezët që mposhtën 1-0 në shtëpi Chievon.

Image

 

Image

Related posts

Kampionati shumë pranë/ SKËNDERBEU mbetet skuadra për t’u mundur

Isa.Autor

TIRANA E KONFIRMOI PËR SEZONIN E ARDHSHËM/ Reagon trajneri Shehi: Do të luftojmë për dy trofe

Delo.autor

PIOLI MERR LAJMIN E KEQ/ Mbrojtësi Gabian u dëmtua ndeshjen ndaj Parmës, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

Leave a Comment