Futboll Premier League

Rikthimi i CR7 në “Old Trafford”? United duhet të ndryshojë politikën

Bazuar në raportimet e tabloideve britanike, Manchester United duhet të ndryshojë politikën aktuale të transferimeve, nëse synon që në të ardhmen të nënshkruajë për rikthimin në “Old Trafford” të yllit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo. Manchester United u përfol fuqishëm për një lëvizje të mundshme për blerjen e Ronaldos gjatë merkatos së verës, ndërkohë që portugezi vuri në dyshim të ardhmen e tij te Real Madrid. Futbollisti 32-vjeçar u akuzua për evazion fiskal nga autoritetet spanjolle dhe dëshironte të largohej për tu rikthyer në Premier League.

Real Madrid news Cristiano Ronaldo Manchester United

Gjithsesi United refuzoi të përfshihej në ankandin e luftuar, me Jose Mourinho që konsideroi si të pamundur çdo marrëveshje në atë kohë. Tashmë “Daily Mail” thotë se “Djajtë e Kuq” do të duhet të ndryshojnë politikën e tyre të transferimeve nëse do të nënshkruajnë ndonjëherë rikthimin në “Old Trafford” të portugezit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo. Vetë CR7 nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për tu rikthyer një ditë te United. Një transferim i tillë ishte pranë realizimit në 2013, kur por vendimi i Sir Alex Ferguson për t’i hapur rrugën trajnerit David Moyes, bëri që plani të dështonte.

Real Madrid news Cristiano Ronaldo Manchester United

Tashmë, në moshën 32-vjeçare, vitet më të mira të Ronaldos janë lënë pas shpine. Ylli portugez e nisi sezonin në mënyrë të tmerrshme edhe pse tashmë ka shënuar tetë gola në tetë ndeshjet e fundit. Gjithsesi, “Daily Mail” thotë se praktikisht nuk sheh asnjë interes që United të kërkojë rikthimin e futbollistit. Raportohet se klubi është më i fokusuar në afrimin e futbollistëve të së ardhmes.Pikërisht ndryshimi i kësaj qasje është mënyra e vetme për t’i hapur dyert këtij transferimi. Supozohet se pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vijon të jetë i vendosur për tu larguar nga Real Madrid, pas skandalit të taksave të shpërthyer verën e fundit. Ronaldo gjithashtu konfirmoi në nëntor se nuk është i interesuar për të rinovuar kontratën e tij në Bernabeu.

Related posts

Ozil foto nga pushimet në Greqi, tifozi: Shpresoj që seksi t’ju shijojë

Isa.Autor

THUR ELOZHE PËR KUNDËRSHTARIN HAKIMI/ Mbrojtësi Hernandez: Është lojtar fantastik, e njoh personalisht dhe…

Delo.autor

SULMON TË DASHURËN E TIJ NË AUSTRALI/ Ish-lojtari i Liverpoolit përfundon në polici, ja akuzat

Delo.autor

Leave a Comment