Futboll Premier League Sport

ÇËSHTJA “POGBA”/ Shtyhet vendimi për të ardhmen. Ja çfarë i kërkoi Manchester United…

Manchester United mësohet t’i ketë kërkuar Paul Pogba të presë për të marrë një vendim mbi të ardhmen e tij, të paktën derisa të zgjidhet personi që do të drejtojë skuadrën sezonin e ardhshëm.

Kështu raporton “Espn’. Kontrata e francezit skadon në qershor, ashtu si edhe e Rangnick, i cili më pas do të kalojë në rolin e këshilltarit të “Djajve të Kuq”. Për mesfushorin ka interes mbi të gjitha të Juventusit, ish-skuadrës së tij, por edhe të emrave të tjerë të mëdhenj evropianë si PSG dhe Real Madridi.

Gjithashtu, sipas medias amerikane të sipërcituar, “Djajtë e Kuq” do t’iu kërkonin Martial dhe Van de Beek të prisnin për të marrë një vendim për të ardhmen e tyre, të cilët u larguan nga skuadra në këtë merkato janari.

I pari shkoi në formë huazimi te Sevilla, i dyti tek Everton. Kapitulli i stolit? Pochettino dhe Ten Hag shfaqen si dy favoritët, në mes të një liste të ngushtë prej pesë emrash, për të zëvendësuar Rangnick për sezonin e ardhshëm.

Related posts

Khan nuk heq dorë nga pretendimet, do titullin kampion ndaj Broner ose Vargas

Sadik.Autor

“PO VJEN DINAMO QË DUAM”/ Presidenti Bardhi entuziast: Simoni është e ardhmja…

Delo.autor

PREMER LEAGUE/ United konsolidon pozitat në zonën Champions, De Zerbi merr pikën e parë me Tottenham

F.autor

Leave a Comment