Bundesliga Futboll

Rodriguez nuk dëshiron kthimin tek madrilenët: Te Bayern Munich edhe për shumë vite

James Rodriguez analizoi pjesën e tij të parë të sezonit me Bayern Munich, në një intervistë me “Sport1”.

Kolumbiani ka përfunduar tashmë gjysmën e vitit të parë nga dy të tillë, sa është huazuar nga Real Madridi në Gjermani, dhe ka deklaruar se shpreson që aventura e tij bavareze nuk do të përfundojë në vitin 2019.

“Bayern Munich është një klub i madh, prandaj mund të imagjinoj të luaj këtu për shumë vite të tjera”, – tha James për kohën e tij në “Allianz Arena”.

Përveç kësaj, ai theksoi se nuk gjen shumë ndryshime midis klubit të tij të mëparshëm dhe atij të ri: “Bayerni është në të njëjtin nivel me Real Madridin, një klub i kalibrit më të lartë, që gjithmonë lufton për të fituar tituj, i ka arritur ato. Për mua, Bayern Munich është një klub i nivelit më të lartë”.

Lidhur me aklimatizimin e tij në qytet, kolumbiani shtoi: “Më pëlqen Mynihu shumë, është pak i ftohtë, por jam adaptuar mire. Për mua kjo është një jetë e re, por Mynihu është një qytet fantastik”.

Related posts

“DO MË VRASIN PËR KËTË QË PO TREGOJ”/ Vanda Nara ZBULON si Interi donte t’ia SHISTE Ikardin Juves (FOTO)

Isa.Autor

ZYRTARE/ Drejt konfirmimit si legjendë e klubit, Reali rinovon kontratën me yllin e skuadrës

Delo.autor

KRIZË SULMI TEK INTERI/ “Lu-La” e lodhur, shumë goditje dhe 0 gola

Delo.autor

Leave a Comment