Kategoria Superiore Shqipëri

Lilaj: Për të ardhmen time vendos Skënderbeu

2017 ka qenë një vit për t’u vendosur në kornizë për Sabien Lilaj. Rikthim në kombëtare, golashënuesi i dytë më i mirë te Skënderbeu për pjesën e parë të këtij sezoni me 5 gola dhe tashmë çmimi i lojtarit të vitit në Superiore. Një arritje jo e vogël për një futbollist që suksesin e ka bazuar te puna dhe modestia, aq sa dhe çmimin e marrë në mbrëmjen Gala të FSHF-së kërkon ta ndajë me skuadrën dhe tifozët e tij.

“Është një kënaqësi e veçantë kur të vlerësojnë punën e një sezoni të gjatë. Falënderoj shokët e ekipit gjithmonë, sepse janë një pjesë e rëndësishme e këtij trofeu, tifozët e Skënderbeut dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur”, tha Lilaj.

Skënderbeu kryeson bindshëm Superioren dhe për momentin nuk duket se ka rivalë në kampionat, por Lilaj si një lider i kësaj skuadre kërkon që ekipi të qëndrojë me këmbë në tokë pasi kampionati është ende i gjatë.

“Kemi bërë një sezon shumë të mirë, por që besoj se është shumë shpejt për të folur për titullin. Ashtu siç jemi shkëputur neve 9 pikë, edhe ekipet e tjera mund të na arrijnë në 2 fazat e mbetura, ndaj duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe të vazhdojmë me këtë ritëm që kemi”, u shpreh Sabien Lilaj.

E ardhmja mbetet ende një enigmë. Aktualisht nën kontratë me Skënderbeun, por jo pak herë është përfolur dhe për një transferim jashtë vendit. Gjithsesi Lilaj kërkon të sillet si profesionist duke i lënë gjithçka në dorë klubit për sa kohë është nën kontratë me ujqërit e dëborës.

“Po kaloj një moment të mirë dhe shpresat rihapen edhe për një kalim jashtë shtetit, por që për momentin kam kontratë me Skënderbeun dhe për 6 muajt e ardhshëm është klubi ai që vendos”, u shpreh mesfushori i korçarëve dhe kombëtares shqiptare.

Related posts

PËRBALLJE DRAMATIKE/ Skënderbeu tërbon durrsakët në fund me barazim, polemika për gjykimin në “Niko Dovana”

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË “AIR ALBANIA”/ Majkëll Ngo mposht Laçin dhe shtyn “Bardheblutë” drejt titullit

Delo.autor

PAS HUMBJES ME ISLANDËN NË KAULIFIKUESE/ Trajneri Reja: Goli ishte një gabim fëminor, jam i…

Delo.autor

Leave a Comment