Futboll

Ronaldo: Barcelona “shumë e keqe” për brazilianët

Legjenda brazilian, Ronaldo i njohur si Fenomeni ka dhënë një vlerësim të ashpër të trajtimit “shumë të keq” të Barcelonës për lojtarët brazilianë përpara afatit të transferimeve të janarit.

Sulmuesi brazilian kaloi një vit të vetëm në Camp Nou para se të transferohet te Interi në Serie A në vitin 1997 dhe nuk ka kujtime të bukura të kohës së tij te Barcelona.

Neymari u larguar për shifrën rekord prej 222 milionë eurosh në verë për rivalët e Ligës së Kampioneve, Paris Saint-Germain, duke  habitur futbollin botëror dhe Ronaldo pretendon se trajtimi i tij i ka kujtuar përvojat e tij negative te Barça.

Sipas fenomenit Ronaldo, Barcelona historikisht është sjell keq me brazilianët, duke përfshirë atë, Romarion dhe Ronaldinhon.

“Ndihem shumë më i lumtur dhe më i lidhur me Real Madridin, pavarësisht se kam pasur një vit të shkëlqyer në Barcelonë”, ka thënë fillishtt Ronaldo për Esporte Interativo.

“Në fund, historia ime me Barcelonën ishte shumë e keqe, e ngjashme me atë që kishte Neymari”.

“Barcelona ka pasur gjithmonë probleme me lojtarët brazilianë: Neymar, Romario, Ronaldinho dhe unë”.

“Ne të gjithë u trajtuam keq nga klubi në fund, pavarësisht nga të gjitha kontributet dhe përkushtimet tona”, përfundoi fenomeni brazilian.

Related posts

“NE KEMI SYNIMIN…”/ Nga zemërimi i CR7 te “tërmeti” ndaj presidentit. Pirlo bën “zjarrfikësin” tek Juventus

Delo.autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA SPANJA/ Real Madrid piketon lojtarin e Napolit, ofron Modric për…

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ja cila është skuadra që ka shënuar më shumë gola me AKSION në Serie A

Isa.Autor

Leave a Comment