Futboll Sport

“SHPËRTHEJNË” POLEMIKAT TEK PSG/ Mbappe ankohet për Neymar: Ky rrugaçi nuk ma pason (VIDEO)

Duket se ngjarjet e kësaj vere po fillojnë pak nga pak të lënë pasoja te PSG. Afrimi i Mesit ka bërë që vëmendja të largohet disi nga yjet e skuadrës. Ndaj pakënaqësia e Mbape edhe për gjërat e vogla ka filluar të bëhet më e dukshme. Kjo u pa qartësisht gjatë ndeshjes së parisienëve kundër Montpelje, kur ai u filmua teksa ankohej hapur për sjelljen e Nejmar ndaj tij.

Në ndeshjen që u mbyll me shifrat 2-0 dhe siguroi fitoren e 8 në po aq ndeshje të luajtura në kampionat, Draksler shënoi golin e dytë falë pasimit të Nejmar, pak çaste pasi Mbape ishte kthyer në pankinë nga trajneri Poçetino. Francezi, në vend që të festonte golin e shokut të skuadrës, u duk shumë i inatosur.

“Ky rrugaçi nuk ma pason topin”, shihej teksa i thoshte ai Gueje, duke iu referuar Nejmar i cili kishte dhënë një pasim perfekt për Draksler në ato momente.

Një episod i cili i vë kapakun një ndeshje ku Mbape ishte dukshëm i tensionuar teksa gaboi tre raste para portës. Duket se sulmuesi po ndjen tashmë trysninë e javëve të fundit të merkatos ku ishte në mëdyshje nëse do të vazhdonte te PSG apo nëse do të transferohej te Real Madrid.

Related posts

KA BESIM TË MADH TEK TALENTI BRAZILIAN/ Zidane insiston: Vinicius Jr për Real Madrid është…

Delo.autor

Milani kërkon Andrea Bellotin/ Kalinic drejt largimit nga “Kuqezinjët”

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Denoncohet ylli i Real Madrid, nuk i bindet urdhërit të karantinës! (EMRI)

Delo.autor

Leave a Comment