Futboll

Ronaldo befason ‘gjigandët’ europianë: Dua ta mbyll karrierën tek kjo skuadër

Cristiano Ronaldo i ka dhënë sërish fund spekulimeve mediatike të cilat kohët e fundit kanë përfolur një largim të mundshëm të tij nga Reali i Madridit.

Pas triumfit në Kupën e Botës për klube, 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka shprehur dëshirën e madhe për të përfunduar karrierën në “Santiago Bernabeu”.

“Unë flas në fushë. Mundohem të jap më të mirën dhe ta shijoj futbollin. Çfarë unë dua të them është se numrat nuk gënjejnë. Dua të vazhdoj të fitoj trofe si në aspektin individual ashtu edhe në aspektin kolektiv. Nëse është e mundshme, unë do të doja të mbyll karrierën tek Reali. Nëse është e mundshme. Unë nuk mund të komandoj klubin, unë bëj punën time dhe mendoj se e bëj mirë atë”, tha ai pas ndeshjes.

Real Madridi e ka mposhtur 1:0 Gremion për të mbrojtur titullin e Kupës së Botës për Klube dhe për të hyrë në histori.

Related posts

U TRANSFERUA TEK PSG/ Ja me kë darkuan Icardi dhe Wanda Nara mbrëmjen e djeshme (FOTO)

Delo.autor

“AI KA QENË GJITHMONË NË HIJE TEK REALI”/ Berbatov: Është i mrekullueshëm, por s’do ta fitojë dot “Topin e Artë”

Delo.autor

Conte zbulon të pa thënën! Ja pse sot Salah është në top-formë!

Sadik.Autor

Leave a Comment