Real Madrid është shpallur tashmë kampion i Botës.

Madrilenët triumfuan në finale të kampionatit botëror për klube ndaj Gremios me rezultat 1-0.

Los Blancos fituan në saje të një super goli të Cristiano Ronaldos të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Pos kësaj arritje, Ronaldo dhe Toni Kross kanë thyer një rekord sa i përket kësaj gare.

Dyshja ka më së shumti trofe të fituar në histori të Kupës së Botës për Klube.

Cristiano e kishte fituar më parë një herë me Manchester Unitedin ndërsa tre trofe i ka me Realin.

Ndërsa Kroos gjithashtu trofeun e parë e kishte fituar me Bayernin në vitin 2013, pastaj me Real Madridin gjatë 2014, 2016 dhe 2017.

Vlen të theksohet se pas tyre vijnë lojtarë të tillë si Cafu, Maldini, Iniesta, Alves, Pique, Messi dhe Busquets që e kanë fituar nga tre herë në karrierën e tyre këtë trofe.