Champions League

Ronaldo jashtë, ja formacioni më i mirë i fazës në grupe të Ligës së Kampioneve

Pasi u kualifikuan në 1/8 finale të Champions-it, 16 skuadrat më të mira të Europës janë në pritje të shortit të raundit të radhës në këtë kompeticion, i cili do të hidhet në hënën në Nyon të Zvicrës. Spanjollja “AS”, referuar statistikave specifike të lojtarëve, ka hartuar një formacion (11-she) më të mirin, sipas saj, të fazës në grupe të Ligës së Kampionëve.

Ederson Moraes
Portieri brazilian i Manchester City ka qenë shumë i sigurtë gjatë fazës në grupe të Champions-it, duke pësuar pesë gola, edhe pse i ka luajtur të gjitha ndeshjet si një “motor”. Thelbësor për “qytetarët”, kështu që Guardiola arriti kualifikimin e hershëm. Ederson e pati praninë e tij edhe në ndeshjen e fundit, pavarësisht se kualifikimi ishte siguruar.

Davinson Sánchez
Performancë e madhe e mbrojtësit kolumbian të Tottenham Hotspurs, i cili përfundoi i pari në Grupin H, përpara Real Madridit. Ai luajti çdo minutë me Pochettino, duke marrë pesë fitore dhe një barazim në gjashtë ndeshje të fazës në grupe.

Nicolás Otamendi
Qendërmbrojtësi argjentinas luajti pesë ndeshjet e para si titullar, pa u zëvendësuar, duke humbur vetëm atë të fundit në grupe, në të cilën Manchester City nuk kishte asgjë në rrezik, sepse ishte kualifikuar. Përveç punës së tij të mirë në mbrojtje, ai shënoi për barazimin 1-1, në “San Paolo”, kundër Napolit, në triumfin 2-4.

Gary Medel
Kiliani po jeton një rini të dytë te turqit e Besiktas, i cili udhëhoqi Grupin G përpara Portos, Leipzig dhe Monako. Edhe pse disa ndeshje i ka filluar nga stoli, e përfundoi fazën në grupe me gjashtë aktivizime.

Éver Banega
“Timonieri” i Sevillas drejt kualifikimit të saj në 16 skuadrat më të mira të Europës për këtë edicion të Ligës së Kampioneve. Mesfushori argjentinas i ka luajtur si titullar gjashtë ndeshjet e fazës grupore, duke bërë një gol dhe dhënë dy asiste, për ta përfunduar raundin e parë si lojtari me pasimet më të kompletuara të konkurrencës, me 613 të tilla.

Fred
Mesfushori brazilian ishte i rëndësishëm në kualifikimin e Shaktar Donetsk, duke arritur kalimin përpara Napolit. I ardhur nga “Belo Horizonte”, ai i ka luajtur të gjitha minutat me trajnerin Paulo në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, duke shënuar edhe një gol.

Philippe Coutinho
Lojtari brazilian ka qenë referenca e madhe e Liverpool-it, i cili fitoi grupin e tij përpara Sevillas. Përkundër humbjes së një ndeshje për shkak të lëndimit, ai ka dhënë dy asiste dhe ka shënuar pesë gola, pas “hat-trick” të tij në fitoren kundër Spartak Moskës.

Leo Messi
Ylli argjentinas ka pasur një Champions atipik, me dy zëvendësime në dy ndeshjet e fundit, pasi skuadra e tij siguroi kualifikimin. Pavarësisht nga kjo, Leo ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asist për të siguruar vendin e parë të skuadrës së drejtuar nga Ernesto Valverde.

Neymar
Braziliani mbylli një fazë grupi për “kornizë”, me 6 gola dhe 4 asiste, duke qëndruar në dyert e rekordit të Cristiano Ronaldos për të shënuar në të gjitha ndeshjet e këtij raundi. Ai udhëhoqi PSG-në drejt vendit të parë në grup, përpara Bayern Munich, Celtic dhe Anderlecht.

Roberto Firmino
Sulmuesi brazilian ka qenë më i miri në fazën e grupeve, duke shënuar gjashtë gola dhe dhënë tre asiste, duke i udhëhequr “reds” drejt fazës me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve. Ai ka shënuar më shumë gola në garën madhore europiane për klubet sesa në Premier League.

Edinson Cavani
Numri 9 uruguajan ka qenë një nga më të mëdhenjtë në këtë raund të Champions-it. Ai ka shënuar gjashtë gola në gjashtë ndeshje, duke lënë të kuptohet çdo e më shumë për koordinim perfekt me Neymar dhe Mbappé. Nëse vazhdon me këtë shfaqje, do të jetë e vështirë për ta ndalur skuadrën e drejtuar nga Unai Emery.

Related posts

PLAS TEK CHELSEA/ Barkley humbet penallti dhe injoron shokun e ekipit (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS/ Sulmuesi Morata dhuron spektakël dhe ndëshkon Dinamo Kiev (VIDEO)

Delo.autor

Shakhtar dhe Roma kanë një takim me historinë!

Q.Autor

Leave a Comment