Gossip

Rooney kërkon falje për skandalin: Jam familjar dhe nuk është mirë që fëmijët e mi ta mësojnë këtë

Wayne Rooney ka folur për herë të parë për incidentin e shtatorit, kur ai u arrestua nga policia në gjendje të dehur në timon.

Ai u ndalua nga policia në makinën e një gruaje, Laura Simpson, e cila pretendon se pati një flirt me të, ndërsa gruaja e sulmuesit Colin Rooney ishte shtatzënë.

32-vjeçari, të cilit iu pezullua për dy vite patenta dhe u dënua edhe me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet, thotë se ai ka turpëruar familjen e tij dhe kërkon ndjesë për atë ngjarje të shëmtuar.

“Ndonjëherë njeriu bën gabime. Unë ngre duart lart. Bëra një gabim. Unë jam një familjar dhe nuk është mirë që fëmijët e mi të mësojnë se çfarë ka bërë babai i tyre”, tha sulmuesi.

Ish-kapiteni i Anglisë shton se ai po ndihet shumë mirë që po e shlyen gabimin e tij duke ndihmuar komunitetin. Dhe duket se gjendja e tij shpirtërore po e ndihmon edhe në fushë, ku ka shënuar 5 gola në 4 ndeshjet e fundit për Evertonin.

Related posts

Mbylli aventurën në FSHF, Jona Dervishi nis pushimet në… (FOTO)

Sadik.Autor

NJIHET PËR FORMAT E SAJ BOMBASTIKE/ Mes shpatës dhe modës, Antonella Fiordelisi mahnit me FOTOT… hot

Delo.autor

KRIST PRENGA BËN GODITJEN E RADHËS/ Kampioni shqiptar blen super jahtin luksoz dhe lundron në Toronto (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment