Futboll Seria A

SERIA A/ Gjykata gjobit Agnellin dhe Juventusin

Gjykata Federale e Apelit pranë FIGC-së në Itali ka marrë sot vendimin përfundimtar në lidhje me çështjen që shikon të implikuar presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli, në raporte të palejuara me ultrasit.

Sipas Gjykatës, dënimi me 1 vit jashtë stadiumeve i Agnellit, reduktohet dhe përfundon sot, ndërsa shtohet edhe një gjobë prej 100 mijë eurosh.

Gjithashtu kjo Gjykatë ka vendosur edhe një gjobë prej 600 mijë eurosh për klubin bardhezi, ndërsa tribuna e ultrasëve ‘Curva Sud’, në ‘Allianz Stadium”, do të jetë e mbyllur në ndeshjen e parë në shtëpi të 2018-ës, që përkon me sfidën Juventus-Genoa, më 21 janar të vitit të ardhshëm.

 

Related posts

KATAR 2022/ Pas një asist nga Kiteishvili, Kvaratskhelia mposht Spanjën me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

DANI ALVES SHFRENON IMAGJINATËN/ Braziliani bën ”faull me dorë” ndaj Sanz (FOTO)

Isa.Autor

NUK ËSHTË NË PLANET E VALVERDES/ Drejt largimit tek Bayer Leverkusen mbrojtësi francez…

Delo.autor

Leave a Comment