Futboll Seria A

Sassuolo kërkon “befasinë” ndaj Romës, statistikat favorizojnë skuadrën e Di Francescos

Ecuria e mirë e Roma-s në Serinë A është ndalur nga humbja 1-0 e pësuar në fushën e Juventus në javën e fundit të kampionatit dhe të shtunën (15:00) do të kërkojë të kthehet te fitorja. Por nuk do të jetë e lehtë për verdhekuqtë që do të presin në shtëpi ekipin e Sassuolo-s, që ka marrë tri fitore radhazi në tri ndeshjet e fundit të luajtura në kampionatin italian dhe do të kërkojë të realizojë “pokerin”.

Në javën e fundit, Sassuolo ka marrë një rezultat befasues, duke mundur 1-0 në shtëpi skuadrën e Inter. Trajneri Iacchini i ka dhënë besim ekipit, por ata kanë një nga ecuritë më të këqija kundër Roma-s. Veçanërisht në “Olimpico”, ku verdhekuqtë kanë marrë 7 fitore në 9 ndeshjet e fundit. Për më tepër, Roma ka shënuar të paktën dy gola në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Sassuolo-s në të gjitha kompeticionet.

Gjithashtu, vendasit janë të pamposhtur në 34 nga 38 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur në shtëpi dhe kanë fituar 3 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Sassuolo-s në të gjitha kompeticionet. Në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy ekipeve në të gjitha kompeticionet, janë realizuar mbi 2.5 gol për ndeshje.

Related posts

SHQIPËRI-LETONI/ Kombëtarja gjen avantazhin, 1-0. Asllani shënon me penallti

F.autor

Barcelona pagoi 160 mln euro për të, ja si e komenton Coutinho

Q.Autor

NUK KA TË NDALUR/ Në prag të 35-vjetorit, por Ronaldo është rekordmen

Delo.autor

Leave a Comment