Futboll Seria A

Inzaghi: Interi ‘i plagosur’, Strakosha një garanci për ne

Simone Inzaghi ka komentuar si një sfidë mjaft të rëndësishme atë të së shtunës pasdite në ‘San Siro’ përballë Interit, por jo si deçizive për renditjen e kampionatit. Tekniku i Lazios u shpreh se skuadra është në një formë mjaft të mirë dhe gati për t’u përballur me zikaltrit, për ta mbyllur me sukses 2017-ën.

“Interi është ‘i plagosur’, por kjo nuk do të thotë që t’i nënvlerësojmë, sepse kanë shumë kampionë në fushë, të cilët mund të të ndëshkojnë në çdo moment. Është një sfidë mjaft e rëndësishme, përballë njërit prej rivalëve direkt për një vend në Champions, por jo vendimtare, pasi ka mbetur ende edhe faza e dytë për t’u diskutuar. Gjendja e futbollistëve është e mirë, përveç Caicedos, që pas dëmtimit me Fiorentinën, do të mungojë në këtë takim dhe mund të rikthehet vetëm pas mesit të janarit”, deklaroi Inzaghi.

Simone Inzaghi nuk i ka shpëtuar as pyetjeve mbi paraqitjet e portierit shqiptar, Thomas Strakosha, që është shpallur portieri i ri më i mirë në Europë. Tekniku bardhekaltër vlerësoi paraqitjet e tij, duke e cilësuar një garanci për skuadrën bardhekaltër.

“Strakoshën e njoh prej kohësh dhe forma e tij nuk më befason. Ai punon shumë çdo ditë dhe tani është shndërruar në një garanci për ne. Nëse dëshiron të luftosh për objektiva të rëndësishëm, atëherë të duhen profesionistë në çdo repart”, tha Inzaghi.

Related posts

LAJM I TRISHTË NË FUTBOLLIN ITALIAN/ Ndahet nga jeta Gianluca Vialli

F.autor

NDRYSHIM TEK REAL MADRID/ Perez përgatit “Los Blancos” për revolucion

Isa.Autor

“PËRULU PARA MBRETIT”/ Bomberi Ibra i kundërpërgjigjet thumbës së Lukaku me… kapuçino (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment