Kategoria Superiore Shqipëri

Sezoni aktual i Superligës, zhvillimet kryesore në 16-të javë kampionat

Superliga mbylli javën e 16-të të saj të premten duke mbyllur kështu edhe vitin kalendarik. Këto javë të Superligës kanë prodhuar situata të ndryshme në futbollin shqiptar nga shkarkimi i trajnerëve, te rikthimi i ish-trajnerëve, nga penalizimet e arbitrave tek ato të Komisionit të Disiplinës, etj. TeleSport, sjell për të gjithë sportdashësit disa nga situatat më interesante që kanë karakterizuar kampionatin në 16-të javët e para të tij.

-Kur kanë mbetur dhe dy ndeshje nga përfundimi i fazës së dytë të kampionatit, ekipi i Skënderbeut është shpallur kampion i dimrit pasi është 9 pikë para Flamurtarit të vendit të dytë.

-Kjo fazë e parë e kampionatit do të mbahet mend për shkarkimin apo dorëheqjen e jo pak po 6-të trajnerëve të ekipeve të Superligës. Vllaznia, Laçi, Lushnja, Partizani, Luftëtari dhe Kukësi, janë ekipet, kush më herët e kush më vonë, që ndryshuan trajnerët e tyre ende pa përfunduar faza e dytë e kampionatit.

-Tre ekipe të Superligës rikthyen në krye të pankinës trajnerët pasi ata deklaruan dorëheqjen. Gugash Magani te Teuta, Sulejman Starova te Partizani por më herët dhe Mlladen Milinkoviç te Kukësi, që tashmë është larguar përfundimisht, u ribesuan nga presidentët e ekipeve pasi deklaruan dorëheqjen.

-Flamurtari është ekipi më i penalizuar nga arbitrimi gjatë këtyre javëve të kampionatit. Madje në Vlorë pretendojnë se  mungesa e penalltive ka qenë vendimtare për pikët e marra nga ekipi vlonjat.

-Në këtë sezon është thyer miti i ndeshjeve në shtëpi. Nga 80 takime të luajtura në total gjatë këtyre javëve, shifrat tregojnë se numri i ndeshjeve të fitura në shtëpi në krahasim me ato të fituara në transfertë, është pothuajse i barabartë. 31 ndeshje ose 37.84% e sfidave janë fituar nga pritësit, 29 ndeshje 36.49% e sfidave janë fituar nga miqtë. 19-të ndeshje ose 25.68% e takimeve kanë përfunduar barazim.

-Skënderbeu është ekipi që ka shënuar më shumë gola në Superligë duke kryesuar me 31 rrjeta. Lushnja nga ana tjetër ka pësuar 32 gola. Ndryshe nga sezoni i vitit të kaluar, në 16-të javët e para të këtij sezoni, ekipet e Superligës kanë shënuar më shumë gola në total.

-Arbitri më i kontestuar aktualisht nga disa ekipe të Superligës mori dhe numrin më të madh të votave nga trajnerët dhe kapitenët e ekipeve, në votimin e zhvilluar nga FSHF-ja. Juxhin Xhaja u shpall “Gjyqtari i Vitit” duke marrë më shumë vota se kolegët e tij si: Jorgji, Sadiku, Hamiti, Sino, Beqiri, Myrtja, Avdo, etj.

-Vendimet e Komisionit të Disiplinës Sportive në federatë kanë qenë të ashpra për disa ekipe të Superligës. Flamurtari ka qenë më i ndëshkuar me gjoba dhe ndeshje pa tifozë për shkak të sjelljeve të tifozëve në stadium. Gjoba të shumta kanë marë dhe ekipe të tjera si: Skënderbeu, Luftëtari, Partizani, Laçi, etj.

Këto janë disa nga momentet më interesante që kanë prodhuar 16-të javët e para të kampionatit shqiptar të futbollit. Sigurisht ka dhe shumë të tjera, që janë shënuar tashmë në raportet e zakonshme të arbitrave, kronikat e medias apo procesverbalet e vëzhguesve të federatës për çdo ndeshje.

Related posts

“DO TË NDËRHYJMË NË RAST GRUMBULLIMI”/ Policia e Shtetit mezash të qartë tifozëve të Tiranës

Delo.autor

MOVIOLA E LAÇ-VLLAZNIA/ Ja pse nuk duhej anuluar goli i shkodranëve (VIDEO)

Delo.autor

“NIKO DOVANA” DO TË BËHET ME TAPET TË RI/ Teuta ndërron fushën, ja cila pritet të jetë “shtëpia” provizore…

Delo.autor

Leave a Comment