Gossip

Shpenzimi i “çmendur” i Guardiolas, £2.7 mln për shtëpinë e ëndrrave

Momenti magjik që po përjeton Manchester City, në krye të klasifikimit me distancë të madhe nga komshinjtë e United, ka bindur trajnerin e “Qytetarëve”, Pep Guardiola që të blejë një apartament të denjë për një miliarder.

Trajneri i Manchester City ka shpenzuar një shifër rreth 2.7 milionë sterlina për të siguruar shtëpinë, në pritje të rinovimit të kontratës që mund të nënshkruhet së shpejti. Ish-trajneri i Barcelonës zgjodhi Salford për tu qetësuar pas javëve intensive të stërvitjes, aty ku bleu një apartament pjesë e zinxhirit ‘City Suites’, të cilin do ta ndajë me familjen e tij.

Rezultate imazhesh për city suites pep guardiola

Apartamentet ‘City Suites’ ofrojnë një dizenjo elegante, comfort dhe aksesueshmëri në qendër të qytetit. Vetëm Pep ka pranuar se ka blerë një apartament në zemër të Manchester, sepse dashuron të jetojë mes njerëzve. “Po, dakord, kam blerë një apartament sepse duhet të jetoj diku, dhe jam i lumtur të jetoj në qytet. Ndodhi e njëjta gjë edhe kur isha futbollist në Romë, Brescia dhe Monaco.

Preferoja të jetoja në qytet dhe të qëndroja me njerëzit. Mendoj se nuk ndryshon asgjë, si ta blesh apartamentin, apo të jetosh me qira. Kjo nuk ndikon në mënyrën si punoj, apo si kërkoj ta jetoj jetën time profesionale”, konfirmoi Guardiola.

Related posts

ISH-PORTIERI I BARCELONËS I INFEKUTAR NGA KORONAVIRUSI/ Bashkëshortja e Reçber: Lëkura iu bë gri, është një luftë

Delo.autor

Zgjodhi Brazilin, gruaja braktis Hulio Cezar: Burrat janë egoistë

Q.Autor

PASI I THEU NOFULLËN SULMUESI NË ARREST SHTËPIE/ Gjesti i të dashurës do ju lërë pa fjalë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment