Albanian Stars Futboll Kombëtarja

Ndryshon vlera e futbollistëve evropianë, por çfarë rritje për legjionarët e Kombëtares

Në prag të hapjes së afatit kalimtar të janarit, kanë ndryshuar edhe vlerat e futbollistëve evropianë. “Transfermakt” ka publikuar një listë të re, ku futbollistët gjenden me vlerën e tyre aktuale në tregun evropian.

Një rritje të madhe kanë pësuar legjionarët e kombëtares shqiptare, të paktën ata të cilët luajnë në “Seria A”.

Paraqitjet fantastike të Thomas Strakoshës, janë reflektuar edhe në çmimin e gardianit shqiptar. Më parë Strakosha vlente 4.5 milionë euro në treg, ndërsa tani për të marrë shërbimet e shqiptarit, duhen paguar 13 milionë euro në llogarinë e klubit lacial.

Një rritje edhe për Elseid Hysajn në vlerën e tij, teksa shkodrani tashmë vlerësohet për 20 milionë euro. Etrit Berisha ka bërë një tjetër sezon të mirë me Atalantën, teksa kulmi për këtë fazë ishte ajo penallti e pritur ndaj Dybalas. Tashmë gardiani i Kombëtares vlerësohet për 6.3 milionë euro, nga 4.95 që vlerësohej fillimisht.

Situata ndryshon paksa në Gjermani, pasi Amir Abrashi ka pësuar një rënie të vlerësimit. Mesfushori konsiderohet vetëm për 1.8 milionë euro, nga 2.5 milionë euro që ishte vlera e tij fillestare. Asnjë ndryshim për Mërgim Mavrajn, teksa qendër mbrojtësi shqiptar vlerësohet për 2 milionë euro.

Related posts

E PAPRITUR/ “Tërmet” nga Gjermania: BAYERN kërkon akordin me trajnerin kampion të Europës

Isa.Autor

“ÇMENDET” ALLEGRI/ Lë jashtë listës së Ligës së Kampionëve një nga lojtarët kryesor

F.autor

E TURPSHME/ Shikoni SIMULIMIN e denjë për një film Hollywoodi, rrotullohet për…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment