Futboll La Liga

Simeone flet për Griezmann: Nëse do, mund të largohet!

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone pranon se Antoine Griezmann mund të largohet së shpejti pas interesimit nga skuadra të mëdha.

Sulmuesi francez është duke u lidhur me një transferim të mundshëm te Manchester United dhe Barcelonën këtë sezon.

Kështu, trajneri i Atleticos, Simeone ka thënë se do ta pranojë atë nëse Griezmann kërkon të lejohet të largohet:

“I dua shumë lojtarët e mi dhe unë dua që ata të rriten në lojë”, ka thënë fillimisht Simeone.

“Unë nuk jam mosmirënjohës. Nëse një lojtar vjen tek unë dhe thotë: ‘trajner, kam një shans për një kohë të gjatë për të luajtur për një ekip të caktuar, dua të largohem’.

“Nëse ai bëri gjithçka që mundi për mua si Griezmann, do të them se nuk ka problem.

“E di se ai duhet të rritet, natyrisht që Griezmann do të jetë në gjendje të largohet në një pikë, ashtu si Costa dhe Arda Turan që u lejuan të largohen”, përfundoi trajneri i Atleticos .

Ndryshe, klauzola e sulmuesit francez pritet të bie nga 200 milionë në 100 milionë euro gjatë vitit të ardhshëm dhe kjo do t’ia mundësonte klubeve të mëdha transferimin për një shifër reale për tregun e ditëve të sotme.

Related posts

Icardi tek Reali, Zanetti zbulon të vërtetën

Q.Autor

“EURO 2020″/ Duka KOMENTON shortin, tregon grupin që NUK do e donte kurrë

Isa.Autor

TRAJNERI STEFANO PIOLI ZBULON/ Ëndrra “Zikaltër” dhe telefonata e Juventusit që ndryshoi gjithçka

Delo.autor

Leave a Comment