Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Mbrëmje Europiane: Beteja gjigantësh sot për një vend në Play-off

Mbrëmjen e sotme luhen ndeshjet e kthimit të turit të tretë kualifikues të Champions League. Duke qenë se nesër zhvillohet takimi i Superkupës së Europës mes Real Madrid dhe Atletico Madrid, UEFA ka vendosur që të gjitha sfidat e kthimit të këtij turi të zhvillohen sot, duke e mbushur ditën e sotme me plot sfida interesante.

Kështu përveç Shkendijes që ndodhet përballë misionit të vështirë të përmbysjes së humbjes 3-0 në ndeshjen e parë kundër Salzburg, mund te veçojmë dhe disa duele të tjera interesante. Kryeson padiskutim përballja Fenerbahçe-Benfica, një sfidë e denjë për fazën e grupeve të këtij kompeticioni por që formula e re i ka vendosur përballë që në këtë tur të hershëm.

Nga ana tjetër në Athinë kampionët e Greqisë AEK do kërkojnë të përfitojnë nga barazimi 1-1 në fushën e Celtic për një eleminim të bujshëm të skocezëve. Me shumë interes pritet edhe sfida e Ajax kundër Standart Liege, me holandezët që shpërdoruan një avantazh prej dy golash në takimin e parë në Belgjikë për të dal në fund me një barazim të komplikuar 2-2.

Qarabag-u i Ansi Agollit nga ana tjetër do ta ketë shumë të vështirë përballë BATE Borisov pas humbjes 1-0 në Azerbajxhan, me kundërshtarët e Kukësit në turin e dytë që tashmë rrezikojnë skualifikimin. Mbrëmja mbyllet ndërkohë me ndeshjet: Spartak Moskva-PAOK, Spartak Trnava-Crvena Zvezda, Dynamo Kyiv-Slavia Prague, Dinamo Zagreb-Astana dhe Vidi-Malmo.

Related posts

LUFTËTARI NË ANKTH PËR MBROJTËSIN DEMO/ Kalluci kundër trajnerit: I dënon lojtarët për një gabim…

Delo.autor

Video / Leverkusen thyen rekordin e rasteve të humbura brenda 7 sekondave

Q.Autor

ËSHTË NË GARË PËR TITULL DHE NË CHAMPIONS/ Inter bindet, zbulohet objektivi i merkatos për vitin 2022

Delo.autor

Leave a Comment