Futboll Seria A

DERBI/ Milan-Inter, përballen sot në momentin më delikat të sezonit

Ndoshta nuk ka magjinë e zakonshme, megjithatë sfida ndërmjet Milanit dhe Interit në San Siro mbetet një derbi. Dy skuadrat e Milanos kërkojnë të ringrihen në Kupën e Italisë, në një duel që vjen në momentin e tyre më të vështirë të sezonit. 90 minutat e kësaj të mërkure në çerekfinalet e turneut do të shërbejnë për ta mbyllur vitin me një sukses. Një ndeshje e vetme, e cila do të lëjë një skuadër të eliminuar në fushën e lojës.

Për skuadrën që ndërmjet Milanit dhe Interit do të humbasë, zhgënjimi do të jetë i madh, pavarësisht vlerësimit që drejtuesit, trajnerët dhe tifozët i japin trofeut të Kupës. Ndeshja është e ngarkuar emocionalisht dhe psikologjikisht edhe prej ecurisë së skuadrave në dy javët e fundit, ku si “Djalli” ashtu edhe zikaltrit nuk kanë arritur të grumbullojnë asnjë pikë nga 12 të mundshme që kishin së bashku në dispozicion.

Pasi e nisën sezonin me objektivin e deklaruar që të riktheheshin mes katër ekipeve të para në Serinë A, Milani dhe Interi mund të gjejnë pak ngushëllim te Kupa e Italisë. Kuqezinjtë kanë pësuar 8 humbje në 18 ndeshje të kampionatit, disfatat nuk kanë qenë asnjëherë në këto kuota prej sezonit 1981-’82, atë të rënies në Serinë B.Për të ndryshuar sezonin në derbi, Gattuso pritet të konfirmojë rreshtimin 4-3-3 të javëve të fundit dhe do të ketë në dispozicion Suson, një prej elementëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Spanjolli do të kthehet në sulm ku pritet të ketë përkrah Borinin dhe njërin ndërmjet Kalinic ose André Silva. Nëse kaq do ti mjaftojë Milanit për të dalë nga tuneli, këtë do ta tregojë vetëm fusha. Ndërkohë Spalletti në krahun tjetër gjithashtu pritet tu besojë më të mirëve. Rikthehen në formacionin titullar Ranocchia e Nagatomo të cilët do të marrin vendin e dy të dëmtuarve, Miranda e D’Ambrosio. Konfirmohet në krahun e djathtë të mbrojtjes Joao Cancelo, ndërsa në mesfushë rikthehet Vecino i cili do të luajë përkrah Borja Valeros.

Me shumë gjasa Spalletti do ti japë një shans edhe portugezit tjetër Joao Mario, ndërkohë që Candreva e Perisic nga krahët do të mbështesin Icardin autori i një 3-golëshi në derbin e fundit i cili do të luajë i vetëm në majën e sulmit.

Related posts

PREKËSE/ AMANETI I PAZAKONTË i tifozit të ndjerë: Në vend të luleve, sillni golat e…

Isa.Autor

Ronaldo nuk ka shënuar dot kundër meje”, tifozët e Juventusit ironizojnë Hysajn (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULONI arsyen e vërtetë për largimin e Neymar nga Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment