Futboll Seria A

Spalletti: Kualifikim i vështirë, nuk duhet ti kishim nënvlerësuar

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti, e pranon se mund të ketë gabuar, duke nënvlerësuar Pordenonen në Kupën e Italisë.

Zikaltrit u kualifikuan me anë të penalltive, duke u befasuar kështu nga kundërshtari i tyre që bën gara në Serie C.

“Lojtarët që kanë luajtur pak këtë sezon kishin vështirësi sonte, kjo sepse Pordenone ishte kualitative në mesfushë”, ka thënë Spalletti pas ndeshjes për Rai.

“Ne nuk mund të merrnim kontrollin e topit, u ndiem të sfiduar në vend se të gjithë të bënin rolet e tyre. Në aspektin psikologjik çdo gjë u bë më e vështirë”.

“Dallime në kualitete në fushë ishte dhe ndoshta unë nuk kam bërë punën time aq mirë pasi hodha poshtë potencialin tonë. Në pjesën e dytë ishim më të mirë, edhe në kohën shtesë kur ata parkuan autobusin dhe u mbrojtën mirë”.

“Në disa situata ishim të pafat, por edhe ata ishin, atëherë kur goditën shtyllën. Ishte një kualifikim i vështirë, topi bëhet i rëndë për të gjithë në penallti. I uroj lojtarët, e meritojnë. Padelli bëri mirë në penallti”, ka shtuar Spalletti.

Kundërshtari i ardhshëm i Interit në Kupën e Italisë është fituesi i ndeshjes Milan – Hellas Verona.

Related posts

HUMBJA ME “MANITA” NDAJ SPANJËS/ Luka Modric sherr me sulmuesin Rebic. Zbulohet arsyeja…

Delo.autor

Lopetegui, një telefonatë zgjat jetën, ose vlen një kontratë…

Sadik.Autor

“NGROH STOLIN”/ Kapiteni i Man United zbulon arsyet e Mourinhos

Isa.Autor

Leave a Comment