Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ LIVERPOOL/ Goditje e madhe për “Kuqezinjtë”, ylli Ibrahimovic dëmtohet sërish. Ja sa do të mungojë…

Lajme të këqija në shtëpinë e Milanit, sulmuesi dhe lideri kryesor i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë në ndeshjen që “djalli” do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Liverpulit në “Anfield”, të vlefshme për takimin e parë të fazës së grupeve në Champions,

Këtë lajm e ka publikuar gazetari i njohur italian, Fabricio Romano në profilin e tij të rrjetit social “Twitter”, nga ku deklaron se bomberi suedez ka dëmtuar “Tendinën e Akilit” duke mos qenë pjesë e ndeshjes debutuese të Milanit në Champions pas 7 vitesh mungesë.

Një goditje për tranjnerin, Stefano Pioli i cili do të bëjë pa liderin dhe sulmuesin kryesor të ekipit, i cili realizoi dhe një gol në fitoren ndaj Lacios në fundjavë.

Related posts

URIMI I MESFUSHORIT SHQIPTAR/ Xhaka: Të shpërndarë nëpër botë, por të bashkuar rreth një flamuri dhe një gjuhe (FOTO)

Isa.Autor

PREZANTOHET TEK TORINO/ Portieri Berisha: Është një klub i madh, ju tregoj kush më frymëzon

Delo.autor

ASLLANI BËHET “DEM”/ Zgjedh Torinon për të vijuar karrierën: Mezi po pres

F.autor

Leave a Comment