Futboll La Liga

Spekulimet për largimin nga Atletico, Simeone merr vendimin përfundimtar

Diego Simeone është zotuar se do të jetë në krye të Atletico Madridit edhe sezonin e ardhshëm, sipas presidentit të klubit spanjoll, Enrique Cerezo.

Simeone vazhdimisht është lidhur me një largim nga Atletico në vitet e fundit, me Evertonin si skuadra më e fundit që është interesuar për shërbimet e tij para se të emëronte Sam Allardycen trajner.

Por, Simeone më së shumti është lidhur me një kalim te Interi apo edhe Kombëtarja e Argjentinës, duke pasur parasysh historinë e tij me të dy ekipet sa ishte futbollist.

Megjithatë, Cerezo insiston se Simeone i ka thënë atij besën se nuk do të largohet nga skuadra.

“Ai është i qetë dhe po punon mirë në Atletico. Jemi krenar që e kemi këtë trajner të madh. Ai na e ka dhënë fjalën dhe përkushtimin se do të qëndrojë me ne edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Cerezo.

Related posts

TRADHTOI ROMËN/ Braziliani Malcon shkon tek Barcelona për… milionë euro

Isa.Autor

MERKATO E JANARIT/ Klopp mendon shkëmbimin e madh, jep sulmuesin për mbrojtësin e Schalkes…

Delo.autor

“L’Equipe”: Ibrahimovic ka arritur marrëveshjen me L.A Galaxy 3 javë më parë

Q.Autor

Leave a Comment