Futboll Seria A

Milan – Inter, derbi i Milanos “ndez” Kupën e Italisë

Dy skuadrat e Milanos, që po kalojnë dy sezone të ndryshme, do të përballen mbrëmjen e së mërkurës në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Kuqezinjtë po kalojnë një situatë shumë të ëvshtirë dhe ndryshimi i trajnerit në mes të sezonit nuk ka sjellë asnjë ndryshim. “Djalli” ka qenë një nga klubet që ka shpenzuar më shumë në merkaton e verës, por blerjet e shumta nuk kanë dhënë frytet e shpresuara, siç e tregon edhe vendi i 11-të i skuadrës në renditjen e kampionatit italian.

Donnarumma me shokë do të paraqiten në këtë derbi pas dy humbjeve radhazi të pësuara në kampionat dhe pas 3 humbjeve të pësuara në gjashtë ndeshjet e luajtura nën drejtimin e Gennaro Gattuso-s. Inter, nga ana tjetër, ka pësuar një rënie të papritur në dy javët e fundit të kampionatit, duke pësuar dy humbje të njëpasnjëshme kundër Udinese-s dhe Sassuolo-s.

Dy rezultate këto që kanë zbritur zikaltrit nga vendi i parë në klasifikim tek i treti. Gjithsesi, ndryshe nga Milan, Inter pritet të kthehet shumë shpejt në rrugën e fitoreve, duke parë ziklaltrit, kryesisht falë trajnerit Luciano Spalletti, kanë një identitet të qartë dhe shumë lojtarë që po luajnë në nivele të larta në këtë sezon.


Përballjet direkte

– Inter ka fituar 3-2 derbin e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në muajin tetor, me Mauro Icardi-n që ka realizuar të tre golat për skuadrën e Spalletti-t.
– Të dy skuadrat kanë arritur të shënojnë në katër përballjet e fundit mes tyre, në të cilat janë realizuar të paktën 3 gola.
– Milan nuk ka pësuar asnjë humbje në 9 nga 10 ndeshjet e fundit të luajtura në Kupën e Italisë dhe ka shënuar të paktën dy gola në 4 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Inter në të gjitha kompeticionet.

Related posts

Largimi i Coutinhos, zbulohet objektivi tjetër i Liverpool për zëvendësimin e tij

Q.Autor

ÇËSHTJA “PLESHTI” VAZHDON/ Prishja e marrëdhënieve mes Messit dhe Bartomeu, shkak është bërë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Fiorentina nënshkruan me Ribery: Ju tregoj se kush më shtyu të vij këtu

F.autor

Leave a Comment