Kategoria Superiore Shqipëri

SUPERLIGA SHQIPTARE/ Statistika dhe pikante në 16 javët e para, nuk reziston asnjë trajner i huaj

Edhe pse ende nuk është mbyllur gjysma e kampionatit, Skënderbeu e ka siguruar simbolikisht titullin kampion i dimrit, pasi diferenca me Flamurtarin është 9 pikë dhe deri në mbyllje të fazës së dytë janë edhe dy javë. Në këto 16 javë korçarët kanë qenë dominues, pasi kanë numrin më të madh të fitoreve, plot 11, ndërkohë që kanë pësuar vetëm një humbje, më pak se cilado skuadër tjetër.

Gjithashtu, bardhekuqtë kanë edhe sulmin më të fortë të kampionatit, me 31 realizime, ndërsa ndjekësi më i afërt është Kukësi, me 26 gola. Por kampionët mund të krenohen me faktin se kanë në gjirin e tyre goleadorin e kampionatit, Elis Bakajn me 10 gola, duke lënë pas Reginaldon me 7 realizime. Mbrojtja më e mire, deri në javën e 16-të është ajo e Flamurtarit, që ka pësuar 10 gola, një më pak se mbrojtja e Skënderbeut, ndërkohë që vlonjatët kanë pësuar 2 humbje. Kuqezinjtë mbajnë rekordin përsa u përket barazimeve, pasi janë 7 të tilla, ndërkohë që në këtë renditje virtuale pason Kamza me 5 barazime.

Lushnja e vendit të fundit mban rekordin negativ si përsa i përket sulmit ashtu edhe mbrojtjes, pasi ka realizuar vetëm 11 herë, ndërsa ka pësuar plot 32 gola. Fitoren më të pastër e ka regjistruar luftëtari, që në javën e 15-të mposhti 5-0 Partizanin, ndërkohë që sfida me më shumë gola është ajo e “Zeqir Ymerit”, Kukësi-Teuta, e mbyllur me shifrat 4-2.

Në këto 16 javë janë larguar 6 trajnerë, ndërkohë që asnjë i huaj nuk ka mundur t’i rezistojë presionit të kampionatit, me serbin Mladen Milinkovic që ishte i fundit i larguar.

Related posts

VAZHDON PESHKIMIN JASHTË VENDIT/ Vllaznia arrin akordin me “SHKATËRRUESIN” moldav…

Delo.autor

PËRQESHI SHQIPËRINË/ Lorik Cana reagon në rrjetet sociale dhe e bën palaço komentatorin e RTK-së (FOTO)

Delo.autor

STËRVITET DYFISH PËR PËRBALLJEN ME TIRANËN/ “Goleadori” i derbit kërkon vend titullari te Partizani

Delo.autor

Leave a Comment