Futboll Premier League

Sterling goditet dhe fyhet nga tifozi racist: Zezak m…

Rahim Sterling ishte edhe njëherë tjetër protagonist i triumfit të Mançester Sitit 4-1 kundër Totenhemit. Sulmuesi anglez, i cili shënoi një dopietë në “Etihad”, në fund të ndeshjes, në vend që të festonte denoncoi një episod të shëmtuar pak orë përpara takimit. Sipas “The Sun”, Sterling pretendon se është goditur në këmbë dhe fyer me fjalët “zezak m…” nga një tifoz në hyrjen e qendrës sportive të klubit.

Në momentin që Sterling i ishte afruar parkingut, një person i panjohur, iu afrua dhe në çastin që lojtari po zbriste nga makina për ta pyetur nëse kishte ndonjë problem, agresori e qëlloi me shkelmë në këmbë dhe i tha “negër m…” përpara se të largohej. Menjëherë u afruan rojet e sigurisë së kompleksit, ndërsa klubi e denoncoi ngjarjen ditën e djeshme. Siti nuk e ka komentuar ende incidentin, por nuk e mohoi atë për mediat.

Kompleksi sportiv i Mançester Sitit

“Ditën e diel, më 17 dhjetor 2017, policia është vënë në dijeni se një djalë 23-vjeçar ka qenë pre e sulmit racist në ‘Clayton Lane’ të shtunën e 16 dhjetorit. Edhe pse nuk është bërë ende një denoncim zyrtar, oficerët e policisë po e hetojnë incidentin si një krim racist”, thuhej në deklaratën e policisë së Mançesterit.

Sterling2

Pavarësisht ngjarjes dhe pasojat emocionale që ajo mund të ketë lënë te Sterling, trajneri Pep Guardiola vendosi që sulmuesi të ishte titullar në takimin kundër Totenhemit. Ish-talenti i Liverpulit shënoi dy herë në “Etihad” pasditen e së shtunës, fitore që u siguroi suksesin e 16-të radhazi në kampionat “qytetarëve”, ndërsa kryesuesit e Premier Ligës mposhtën pa probleme djemtë e Mauricio Poçetinos. Dy golat e Sterlingut e pozicionuan atë mbi Serxho Agueron, duke e bërë edhe golashënuesin më të mirë të klubit këtë sezon (15 gola).

Related posts

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ “Fantazisti” Calhanoglu: Shpresoj të luajë një ditë për këtë ekip, kam…

Delo.autor

RISIA E FSHF-SË/ Do të implementojë sistemin VAR në disa ndeshje të Kategorisë së Parë

F.autor

Dëmtimi në “El Clasico”, ja sa do të mungojë Ronaldo?

Sadik.Autor

Leave a Comment